Jump to content

Qukapiku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Qukapik)

Qukapiku
Qukapiku Hispaniolan

About this soundZëri trokitës i qukapikut 

Klasifikimi shkencor
Mbretëria:
Filumi:
Klasa:
Nënklasa:
Infraklasa:
Mbirendi:
Rendi:
Nënrendi:
Familja:
Picidae

Vigors, 1825
Nën-familjet

Jynginae
Nesoctitinae
Picinae
Picumninae

Qukapiku është një lloj shpendi nga familja Picus, Dendrolopus. Qukapiku ndërton folenë dhe gjen ushqim duke shpuar trungjet e pemëve me sqepin e fortë. Qukapiku mund të godasë një trung të fortë me sqep 38-43 herë brenda 2.10 deri 2.69 sekondave. Kafka e qukapikut është e përforcuar për të përballuar goditjet e forta dhe ka një sistem amortizimi që redukton dhe amortizon goditjet. Përpara goditjes, qukapiku tendos muskujt e gojës duke bërë të mundur përhapjen e forcës në të tërë trupin. Gjithashtu qukapiku ka një tru të vogël dhe kjo zvogëlon mundësinë e dëmtimit të tij.

Qukapiku në fillim godet trungun lehtë duke gjetur kanale bosh, pastaj e shpon kanalin me sqep, dhe nëse gjen krimba i kap duke i shpuar me gjuhë.Qukapiku hap nje vrime ne peme dhe fut ushqimet rezerve.