Qyteti i vjetër (Baku)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Qyteti i Vjetër ose Qyteti i brendshëm është thelpi historik i Bakut. Në dhjetor të vitit 2000, Qyteti i vjetër i Bakut, duke përfshirë Pallatin e Shirvanshahs dhe Kullën Maiden, u bë vend i parë në Azerbajxhan që klasifikohet si një trashëgimi botërore nga UNESCO.

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pagan temple in İcheri Sheher
One of the gates of İcheri Sheher

Është pranuar gjerësisht se qyteti i Vjetër, duke përfshirë edhe vet Kullën Maiden, daton të paktën në shekullin e XII, megjithëse disa studiues pretendojnë se datat e ndërtimit janë që në shekullin e VII. Çështja nuk është zgjidhur akoma plotësisht.[1]

Gjatë kësaj periudhe mesjetare në Baku, ishin ndërtuar monumenteve të tilla si Synyg Gala Minaret (shekulli XI), Fortesat dhe Kullat (shekujt e 11-12), Kulla Maiden, Hoteli Multan, Haxhi Gayyib bathhouse (shekulli 15), Pallati i Shirvanshahs (shekujt 15-16), Hoteli Bukhara dhe Gas Rimbey bathhouse (shekulli 16).

Në 1806, kur Baku ishte aneksuar nga Perandoria Ruse, kishte 500 familje dhe 707 dyqane, dhe një popullsi prej 7000 personash në qytetin e Vjetër (atëherë vetëm lagje e Baku). Ndërmjet 1807-1811, muret e qytetit u riparuan dhe fortifikimet u zgjeruan. Qyteti kishte dy porta: Salyan Gates dhe Shemakha Gates. Qyteti ishte i mbrojtur nga dhjetra topat të vendosura në mure. Porta u rihap për tregti, dhe në 1809 u krijua një zyrë doganore.[2]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Mir Teymur. Ichari Shahar - The Heart of Baku: A Living Monument from the Middle Ages. Azerbaijan International, Summer 2000
  2. ^ Фатуллаев, Шамиль. Градостроительство Баку XIX - Начала XX Веков. Баку, Институт архитектуры и искусства Академии наук АзССР, 1978