Raca shqiptare
Raca shqiptare është libër me studime antropologjike e historike nga autori Jakov Milaj.
Kryevepra e tij ”Raca shqiptare” është shkruar në vitin 1944 dhe mbeti mbi 50 vjet në hije (deri në vitin 1997), ashtu si edhe autori i saj. Në këtë vepër madhore, ai hodhi për herë të parë rrugën për antropologjinë shqiptare. Vepra ka një karakter të theksuar shkencor, patriotik dhe kombëtar. Vepra doli atëherë ku në gjentikën shqiptare ishte gjendje thatësire. Si vepër, ajo është e para në llojin e saj e shkruar nga një autor shqiptar. Në aspektin antropologjik, ky është i pari punim, i shkruar mjeshtërisht më një gjuhë të pasur dhe të pastër, ku del tipi fizik shqiptar dhe ecuria e tij evolutive në rrafsh kombëtar kanë thenë shkenctarët e ndryshëm për “Racën shqiptare” të doktor Milajt. Por vetë autori, më mirë se kushdo tjetër e ka treguar misionin e tij në këtë vepër qëllimi i hartimit të kësaj vepre ka qenë që të nxjerrë në shesh disa të vërteta, gjer më sot të panjohura, mbi racën tone dhe t’u jape shkas, atyreve që e ndjejnë vehten të zotin, për t’u marrë pak më tepër më biologji e anthrologji. Përfundimet, që ka për të nxjerrë lexonjësi nga këto faqe janë të thjeshta dhe , ndofta, të njohura intuitivisht prej shumë Shqiptarëvet, me gjithë se të mohuara prej të huajvet dashakeqë. Se populli arbëror ka një origjinë të vetme të përbashkët: se është anas(autokton) në të gjitha viset ku banon sot; se as midis muslimanvet e kristjanvet , as midis Gegvet e Toskvet nuk ka ndonjë ndryshim racor; e, më në funt, se ndihet nevoja për një politikë shoqërore që të synojë fuqizmin fizik të racës shqiptare. Pa dyshim Profesori Milaj është pjesë më e mirë e studieuesve patriotë shqiptarë,i asaj pjese që i dedikohet mbijetesa e identitetit tonë.