Radio "Rokker"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Radio "Rokker" ishte një program radiofonik që transmetohej në radion "BBC Three Counties" që nga prilli 2006 për romët dhe komunitetin udhëtar. [1] Programi u ndërpre në fund të vitit 2008.

Është i vetmi program radiofonik për Komunitetet e Udhëtarëve në Mbretërinë e Bashkuar.

Sfondi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Transmetohej zakonisht të dielave në mbrëmje nga ora 19:00 deri në 21:00. Në gusht 2006, programi u zgjerua në disa stacione radio lokale të BBC në lindje të Anglisë, duke përfshirë BBC Radio Essex, BBC Radio Cambridgeshire dhe BBC Radio Norfolk. Një nga qëllimet dytësore të radios "Rokker" ishte të edukonte komunitetin e 'vendosur' në mënyrat dhe stilet e jetesës së njerëzve pa vendqëndrim fiks e udhëtarëve.

Shfaqja u realizua së pari nga Karen Shrosbery, më pas Paul Scoins, David Landau dhe Victoria Cook dhe u prezantua nga gazetari rom Jake Bowers.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ BBC - Rokker Radio