Rafet Rudi
Rafet Rudi është kompozitor dhe dirigjent.
U lind në Mitrovicë, më 1949. Studjoi në Beograd dhe në Paris. Tërhoqi vemendjen, shumë herët, për origjinalitetin e tij krijues: “Rudi është kompozitor shumë i talentuar i cili posedon invencion dhe senzibilitet të posaçëm.” [1](Claude Ballif kompozitor),
Fazën e hershme neoklasike e braktisë në mesin e viteve ’70-ta, dhe familjarizohet shpejt me rrymat avangarde të kohës. Nën ndikimin e shkollës polake (Lutosllavskit, Pendereckit), ai përqafon tendencat e reja të muzikës atonale (Metamorfoza për Fl.,Pf.,M.Sop. e orkestër harkor, Rrojtja për kitarë dhe harqe etj.).
Kthesë të rëndësishme në krijimtari bën me qëndrimin e tij në Paris, si bursist i Qeverisë franceze 1979-1980. Aty, përcolli ligjëratat në CNSM në klasën e kompozitorit Claude Ballif. Si refleksion i studimeve në Paris, ai shkruan veprat, si: Kantata “Flijimi” (1983), “Fantasia in Si” (1985) për violinë e piano, Koncerti për kitarë e Orkestër (1986).
Në vitet ’90-ta “Rudi fillon një fazë të re ku idiomi i muzikës postmoderne është i integruar në mënyrë diskrete...rizbulimi i tonalitetit shërben si burimi i impulsit të ri krijues” (Ajgyl Temirzhanova-Basha muzikologe). Si rrjedhë e këtij orientimi shkruan veprat “ Icare ubi es ” Kor, dy piano dhe perkusione, “Këmbanat arbëreshe” për piano solo, “Afresk Arbëresh III” për 2 piano, Kor, perkusione, Tape etj.
Që nga viti 1976 punon si Profesor në Akademinë e Muzikës në Prishtinë (Analiza e Formave muzikore dhe Kompozicion). Rudi është udhëheqës i Qendrës Kosovare për Muzikën e Re (nga viti 1999) dhe themelues i Festivalit ndërkombëtar të Prishtinës (ReMusica) Arkivuar 4 dhjetor 2020 tek Wayback Machine (2002-2015), përmes të cilave bashkëpunon me ansamble dhe artistë të renomesë ndërkombëtare Aki Takahashi, Rafael Andia, Marcel Worms, Petrit Çeku, Pierrot Lunaire Ensemble-Wien, Amici della Musica –Cagliari etj. Veprat i botohen në Editions musicales Transantlantiques e Parisit, Peermusic e Hamburgut etj.
Pas vitit 2000 Rudi, gjuhën e tij shprehëse e ndërton në sintezën në mes arkaizmit dhe modernitetit, duke u liruar nga çfarëdo rigjiditeti stilistik (Veprat “Laudatio funebris”, për sopran dhe Okestër harkor, “Fantasia koncertante” për violinë dhe Kor, “Le tombeau Oublié” për piano solo, “In A”, për për Kor dhe ansambël instrumental etj.
Rudi, si dirigjent i Korit të Filharmonisë Kosovës mban koncerte në SHBA, Japoni, Holandë, Rusi, Maqedoni, Kroaci, Francë, Zvicër, Shqipëri, Rumani, Spanjë, Suedi, Bullgari, Slloveni Itali, Angli (“A stunning, mystical performance from Kosova Pilharmonic Choir”- Hastings Observer. Inçzimet e Korit i gjejmë në platforma të ndryshme të internetit dhe Cassic FM, si ansambël favorit. Në vitet e fundit, Rudi i pëkushtohet zbulimit, restaurimit dhe adaptimit të literaturës korale të autorëve të vjetër shqiptarë Gjergj Danush Llapacaj-shek. XVI, Jan Kukuzelit-shek. XIII dhe Niketa i Remisianës-shek. IV). Rudi merret aktivisht me publicistikë. Ka mbi 300 shkrime të ndryshme nga fusha e eseistikës si dhe shkrime të ndryshme nga fusha e estetikës dhe filozofisë muzikore, me çka plotësohet profili i tij krijues. Gjithsesi, ai paraqet “njërën prej figurave më emblematike të kulturës shqiptare/kosovare” (N.Kraja), dhe pamëdyshje “Rudi ka vlerë të jashtëzakonshme… dhe një peshë, do të thosha, kryesore në artin muzikor mbarëshqiptar” (E.Krantja)
Vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tipi | Titull |
---|---|
Veprat orkestrale |
|
Muzika shamber |
|
Vokal instrumental |
|
Filmi dhe muzika teatral |
|
AKTIVITETET SI KRITIK DHE TEKSTSHKRUES
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rafet Rudi ka mbi 400 artikuj të cilët janë publikuar në gazeta dhe revista të ndryshme në periudhën 1975 to 2020.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Disa nga to janë:
- Autor i librit "Sprova Estetike", publikuar nga Dukagjini Arkivuar 13 gusht 2020 tek Wayback Machine
- Autor i librit “Forma Muzikore” – për studentë dhe nxënës
- Bashkëautor i librave shkollorë për klasën 2,3,4,5 dhe 6
- Esse, kritika dhe artikuj të publikuara në periudhën 1975 to 2003
- Artikull “Një shembull jo i mirë i përdorimit të folklorit” Revista Fjala, 15 January 1975
- “Koncert me program të rëndomtë” ( pas koncertit të Korit Collegium Cantorum)- Rilindja, 1 February 1975
- “Dromca nga realiteti ynë muzikor”- Rilindja, 5 Gusht 1975
- “Disa çështje të fizionomisë së festivaleve” - Rilindja, 15 Nentor 1975
- “Muzika elektronike” - qëndron apo nuk qëndron?” – Nentor 1975
- “Muzika programike dhe absolute” – Rilindja, Prill 1975
- “Për një origjinalitet tonin muzikor” – Rilindja, 13 Dhjetor 1975
- “Një hap më tej në ecurinë muzikore” (pas festivalit “Skena Muzikore e Prishtinës ‘75”) - Rilindja, Dhjetor 1975
- “Përqasje me muzikën dhe përjetimin e saj nga aspekte të ndryshme”- Fjala, 15 Nentor 1976
- “Loja – produkt i ritmit të theksuar” (Premiera e baletit “Sokoli dhe Mirushja” e A. Kocit) – 27 Dhjetor 1976
- ”Talentët tanë meritojnë kujdesin e shoqërisë” – Rilindja, 25 november 1977
- “Kujdesi ndaj të rinjve-obligim shoqëror” – Rilindja 15 january 1977
- “Neglizhencë e imobilitet në Shoqatën e Kompozitorëve të Kosovës” – Rilindja, 1 Mars 1977
- “Rinia muzikore e Kosovës - cila është ajo” – Rilindja 14 Maj 1977
- “E përhitura e kulturës sonë” (postscriptum Festivalit Skena Muzikore e Prishtinës ’77) – Rilindja, 10 Dhjetor 1977
- “Një kontribut muzikës koncertante-simfonike” (me rastin e premierës së Konçertinos për piano e orkestër të Bashkim Shehut) – Rilindja, 8 Shkurt 1978
- “Arritje të lakmueshme profesionale” (mbresa nga “Koncertet e Majit ’78 - Tiranë”) – Rilindja, 5 Qershor 1978
- “Për kë ekzistojnë dirigjentët tanë?” – Rilindja, 15Korrik 1978
- “Krijimtaria dhe kompozitorët kosovarë” –Vjesnik, Zagreb, 3 Shtator 1978
- “Mjeshtria e mirëfillt e artistëve nga Shqipëria” (rreth koncertit të I. Madhit., A. Tartarit., M. Denizit., dhe Gj. Antoniut) – Rilindja, 24 november 1978
- “Për një dimension e fizionomi autoktone” (pas festivalit Skena Muzikore e Prishtinës ‘78) – Rilindja, 9 december 978
- “Realizimi i pjesërishëm i synimeve” (rreth festivalit Skena Muzikore e Prishtinës ’78) - Zëri i rinisë, December 1978
- “Die Musikkultur in Kosovo” publikimi “Einblick in das musikschaffen Jugoslawiens”, Musikinformationszentrum Zagreb, 1978
- “Die Musikkultur in Kosovo” publikimi “Jugoslavensko Glazbeno stvaralastvo”, 1979
- “Poema dramatike e F. Beqirit” (Kumtesë në LSHA-Tiranë 1980)-Drita Tetor / Nentor 1980
- “Disa karakteristika të muzikës së Rexho Mulliqit” – Fjala, 1 Mars 1982
- “Nismëtar i muzikës artistike te ne” (në njëvjetorin e vdekjes së kompozitorit Rexho Mulliqi)-Rilindja, 19 Shkurt 1983
- “Atmosferë tingëlluese sugjestive” (premiera e baletit “Besa” të Bashkim Shehut) – Rilindja, 29 Qershor1985
- “Papërshtatshmëria ideopolitike e solfexhos” – Koha, 5 Dhjetor 1990
- “Viti i Moxartit”- Koha 30 Janar 1991
- “Disku i parë i Tedi Papavramit në Francë” - Koha, 13 Shkurt 1991
- “Suksese të reja të Merita Junikut” – Koha, 27 Shkurt 1991
- “Stravinski, baleti modern dhe Preljokaj” – Koha, 6 Mars 1991
- “Renovimi i godinës së quajtur Muzikë Shqiptare” - Koha 20 Mars 1991
- “Muzika folklorike çfarë nuk e duam” - Fjala, 28 Gusht1991
- “Afër fatit të popullit” (In memoriam L. Antonit) -Flaka, 25 october 1991
- “Integrimi - i mundshëm apo jo” (mbi relacionet e muzikës në Shqipëri dhe në Kosovë)) - Flaka, 8 Nentor 1991
- “Shenim i Vitit të Moxartit në shenjë të Ermir Krantjes” ( me rastin e ekzekutimit të Rekuiemit në Shkup)- Flaka, Dhjetor1991
- “Realiteti i një kulture” (pershtypje për jetën kulturore në Shqipëri) - Flaka, 15 Nentor 1991
- “Krijues që shenuan kohën tonë” (me rastin e vdekjes së kompozitorëve N. Zoraqi dhe S. Gjoni) – Bujku, 6 Dhjetor 1991
- “Në shenjë të shkëlqimit të artistëve shqiptarë” ( prezentim i mirë i artistëve Thoma Gaçi, Sihana Badivuku dhe Ermir Krantja në koncertin e Filharmonisë maqedonase)-Flaka e vëllazërimit, 14 Shkurt 1992
- “Gjuha muzikore par excellence shqiptare” (10 vjet pas vdekjes së kompozitorit Rexho Mulliqi) – Bujku/Rilindja, 6 Mars 1992
- “Muzika në procesin e krijimit të hapësirës gjithë shqiptare”- Bujku, 23 Maj 1992
- “Rilindja kombëtare në mëshirën e muzikologjisë sonë” - Bujku/Rilindja, 6 rQershor 1992
- “Skenderbeu te kompozitorët e huaj” - Bujku/Rilindja, 20 Qershor 1992
- “Këndohej e ekzekutohej edhe në kampe të përqëndrimit”- Bujku/Rilindja, 27 Qershor 1992
- “Muzika teknike-elektronike, manjetike dhe konkrete” - Bujku/Rilindja, 27 Korrik 1992
- “Cenzura në stilin komunist” – Bujku/Rilindja, 1 Gusht 1992
- “Si të prezentohemi jashtë?”- Bujku/Rilindja, 15 Gusht 1992
- “Tefta Tashko-yll i këndimit shqip” – Bujku/Rilindja, 22 Gusht 1992
- “Salla koncertale-bosht i jetës muzikore” – Bujku/Rilindja, 29 Gusht 1992
- “Reprodukuesit e lirë dhe krijuesit skematik” (rreth muzikës në Shqipëri) - Bujku/Rilindja, 12 Shtator 1992
- “Fusha e këngës- fushë e pambrojtur” – Rilindja, 24 Shtator 1992
- “Poema Simfonike e F.S. Nolit” –Rilindja, 28 Shtator 1992
- “Ringjallja në momentin e duhur” (me rastin e koncertit të Oktetit te Kosovës)-Rilindja, 29 Shtator 1992
- “Mrika dhe fillet e muzikës operistike shqiptare” – Bujku/Rilindja, 31 Tetor 1992
- “Simbiozë e senzibilitetit të poetit dhe muziktarit” (për veprimtarinë e J.Gërvallës)-Forum, 21 Shkurt 1994
- “Vitold Lutoslavski 1913-1994, In memoriam” - Koha, 2 Mars 1994
- “Pjekuri magjepsëse e Ehat Musës” – Koha 9 march 1994
- “Hyrja në rrjedhat e muzikës evropiane” (Aleksandër Peçit: Dialogue liturgique, Koha, 16 Mars 1994
- “Afinitet i shprehur ndaj modernizmit” ( Epitaf, vepra e re e Bahri Mulliqit)- Koha, 27a pril 1994
- “Kontribut njohjes reciproke” (Pandi Bello: Zhvillim i muzikës shqiptare në Kosovë)-Koha 4 may1994
- Edgar Varez-fanatiku nga bota maxhike e tingullit” – Koha, 15 qershor 1994
- “Pakëz në ëndër, pakëz në zhgëndërr-vepër korale e Baki Jasharit”- Koha, 8 Qershor 1994
- “Kopje e kiçit në vend të këngës së mirëfillt” - Koha, 6 Korrik 1994
- “Rimëkëmbja e teatrit të operës dhe baletit në Tiranë” - Koha, 13 july 1994
- “Postscriptum festivalit Ditët e Muzikës së Re Shqiptare ’94, Tiranë” - Koha 27 Korrik 1994
- “Mundësia e krijimit të “tregut” të muzikës së re shqiptare” (ese për muzikën në Shqipëri) – Koha, 24 august1994
- “Muzika elektronike në indin e muzikës shqiptare” – Koha 7 Shtator 1994
- “Charles Ives – zbritja në kohën e postmodernës” – Koha, 28 september1994
- “Lidhje e gjallë me traditën e Shkodrës” (me rastin e 25 vjetorin e vdekjes së Premk Jakovës)-Koha, 5 october 1994
- “Sezoni koncertal-koncept i panjohur”- Koha, 12 october 1994
- “Veprimtari këmbëngulse dhe e suksesshme” (nga krijimtaria e Prof. Seniha Spahiut)-Koha 19 Tetor 1994
- “Një Beethoven modern i J.E. Gardinerit” – Koha, 26 Tetor 1994
- “Krijimtaria si punë kolektive” (Qendrat dhe studiot e specializuara muzikore) – Koha 9 Nentor 1994
- “Dalja nga klishetë” (Festivali Ditët Ndërkombëtare të Muzikës së Re të Dhomës, 2-6 nëntor 1994 Tiranë)-Koha, 16 Nentor 1994
- “Pushtimi ‘lindor’ i hapësirës operistike europiane” – Koha, 14 december 1994
- “Drita në terrin tonë kulturor” (koncert i S. Badivukut dhe L. Pulës në Kishën katolike)- Koha, 21 Dhjetor 1994
- “Qyteti i Muzikës” (me rastin e inaugurimit të Cite de la musique –Paris)-Koha, 11Janar 1995
- “Shtatëdhjetë qironjtë e Pierre Boulez-it” –Koha 18 Janar 1995
- “Prokofjevi dhe filmi” – Koha, 15 Mars 1995
- “Farinelli dhe fanatizmi i kastratëve” – Koha, 29 Mars 1995
- “Toru Takemicu-fryt i lidhjes së dy botëve” - Koha, 1 qershor 1994
- “Kërkimi i indit muzikor shqiptar” - Koha, 27 Prill 1994
- “120 vjetori i Shenbergut” – Koha, 20 april 1994
- “Etapë e re në krijimtarinë muzikore të Feim Ibrahimit (rreth veprës “De profundis”) - Koha, 28 Nentor 1994
- “Integrimi kulturor (muzikor) dhe inertësia dyanëshe” (relacionet në kulturë Kosovë-Shqipëri) –Koha, 25 Janar 1995
- “Në pritje të një drejtorie të koncerteve” - Koha, 7 Dhjetor 1994
- “Shkollat private-nevojë apo domosdoshmëri” - Koha, 1 march 1995
- “Anonimiteti i një gjeniu” (Henry Purcell) - Koha 22 Shkurt 1995
- “Gazmend Zajmi në muzikën shqiptare”(In memoriam) –Koha, 22 Mars 1995
- “Hapje e rëndësishme kulturore” (me rastin e festivalit Ditët e Ndërkombëtare të Muzikës së Re të Dhomës ’95 –Tiranë) – Bujku, 28 Nentor 1995
- “Rikthimi i kompozitorit” (Me rastin e 60-vjetorit të lindjes së kompozitorit F. Ibrahimi)- Bujku/Rilindja, 30 Dhjetor 1996
- “Një jetë plot muzikë” (në 60-vjetorin e lindjes së kompozitorit F. Beqiri) – Bujku/Rilindja, 17 april 1996
- “Festival me denjësi europiane” (për Festivalin Ditët e Muzikës së Re Shqiptare- Tiranë 1996 -Bujku/Rilindja, 12 june 1996
- “Jusuf Gërvalla-muziktar” – Koha, 19 Shkurt 1997
- “Rrënues i artit apo mbrojtës i lirisë krijuese” (In Memoriam John Cage) - Thema nr. 12-13( revistë e Shoqatës së filozofëve dhe sociologëve),1993
- “Bërthamë gjeneruese e krijimtarisë muzikore shqiptare” (In memoriam për vdekjen e F. Ibrahimi)- Bujku/Rilindja, Korrik 1997
- “Tingujt e Penestias” (për festivalin e këngës së vjetër qytetare në Dibër) – Flaka, 17 Tetor 1997
- “Jeta muzikore e Prishtinës në një kthesë të rëndësishme” Ekskluzive nr. 5 2000
- “Postmodernizmi në muzikë”- Zëri, 3 july 2000
- “Muziktarë të rinj dhe publik me kulturë” (Post scriptum Festivalit Ndëkombëtarë të Muzikës Kamertale Koha, 18 Nentor 2000
- “Shpresat dhe zhgënjimet nga jeta muzikore 2000” Ekskluzive nr. 11, 2001
- “Shenbergu dhe dodekafonizmi i tij” (në pesëdhjetëvjetorin e vdekjes së Arnold Shenbergut)-Koha, 24 Shkurt 2001
- “Lehtësia e përballueshme e ribërjes” (shqyrtim përmbledhës për krijimtarinë muzikore në Kosovë) - Koha, 1 Shtator 2001
- “Integralitete dhe polarizime stilistikore” (shqyrtim përmbledhës për krijimtarinë muzikore në Kosovë) - Koha, 8 shtator 2001
- “Festivali i 2-të Ndërkombëtarë i muzikës kamertale” Ekskluzive nr. 19, Nentor 2001
- ”Muzika dhe politika, afritë dhe refuzimet”- Koha 22 Dhjetor 2001
- “Postmodernizmi në muzikë”- Ars Poetica 2, Maj 2003
- “Luciano Berio - 1925-2003 In Memoriam” - Koha 9 Shtator 2003
- ^ Rudi është kompozitor shumë i talentuar i cili posedon invencion dhe senzibilitet të posaçëm