Rage (roman i King)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rage
AutorStephen King (si Richard Bachman)
ShtetiSHBA
GjuhaAnglisht
BotoiSignet Books
Faqe211

Rage (shkruar si Getting On; titulli u ndryshua përpara botimit) është një thriller psikologjik nga shkrimtari amerikan Stephen King, romani i parë që ka shkruar nën pseudonimin Richard Bachman. Libri u botua në vitin 1977 dhe më pas u koleksionua në vitin 1985 nën vëllimin The Bachman Books. Romani tregon ngjarjen e një masakre shkollore, dhe është lidhur me incidente të vërteta masakrash gjimnazi që kanë ndodhur në vitet '80 dhe '90. Në përgjigje të kësaj, King lejoi që romani të mos botohej më, dhe në vitin 2013 botoi një ese kundër armëve të zjarrit të quajtur "Guns".