Jump to content

Raiden (arcade game)

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Logo e lojrave Raiden.

Raiden (origjinali në japonisht 雷電 Raiden) është një lojë e llojit scrolling shooter (shoot ‘em up) zhvilluar nga Seibu Kaihatsu dhe publikuar nga Tecmo. Loja ka pasur edhe një version të më vonshëm për PlayStation përpunuar nga Hamster Corporation.

Si ndodh rëndom në këto lloj lojërash, historia nuk përbën një detaj të rëndësishëm. Në vitin 2090 planeti tokë sulmohet nga forca të panjohura aliene. Njerëzit ia besojnë shpëtimin e tyre dy avionëve Raiden (në rast se luhet me dy persona) të cilët janë përpunuar nga një model avioni sulmi supersonik alien të qëlluar gjatë luftimeve.

Loja kalon përtej tetë niveleve të vështira. Gjithsej ka dy lloj armësh si gjuajtja normale (volcan shot) dhe ajo lazer. Çdo armë mund të fuqizohet akoma më tepër duke mbledhur katrorë të kuq (volan shot) ose katrorë blu (lazer shot). Ndihmëse janë edhe raketat me Katrorët H/M. Bomba, një armë e limituar mund të shkatërrojë çdo armik që ndodhet në ekran, duke eliminuar njëkohësisht edhe rreziqet e mundshme.

Loja ka qenë shumë e suksesshme në vitin kur u publikua (1990) dhe është përshtatur për lloje të tjera konzolash. The Raiden Project u zhvillua nga Hamster Corporation për konzolën PlayStation. Versione të tjera më pak cilësore ka pasur edhe për NES dhe Snes, Sega Mega Drive etj. Loja ka gjeneruar seri të tjera si Raiden II, Raiden DX, Raiden III dhe Raiden IV. Nga seria e lojrave Raiden u krijuan edhe seria e lojrave Raiden Fighters.



Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]


Logo e lojrave Raiden.