Jump to content

Raif Qela

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Raif Qela Ka lindur më 14.9.1963 në Rashan të Mitrovicës. Ka kryer studimet universitare në FSHMN ,drejtimi Matematikë-Informatikë. Ka kryer kurs 3-javor për telekomunikacion (në Universitetin e Kentit), si dhe dhjetëra kurse të tjera nga fusha e telekomunikacionit dhe e teknologjisë së informacionit. Ka punuar si udhëheqës ekipi në Qendrën Kontaktuese me Konsumatorët, Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës (2002-2004). Udhëheqës i ekipit në një departament të teknologjisë së informacionit, PTK. Përgjegjës i sektorit për mbështetje dhe kontroll teknik, PTK.

Qysh nga vitet 1978-1979, Raif Qela ka qenë anëtar i Lëvizjeve çlirimtare.

I arrestuar më 1979, 1980,1981,1983,1984,1991 e 1993. I burgosur dhe i dënuar më 1981,1983,1984 e1993; gjithsej mbi 14 vjet burg të vuajtur nëpër burgjet serbo-jugosllave.

Një nga themeluesit e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK-së), 1992-1993.

Kryeredaktor i revistës “Çlirimi” 1993 (botim në rrethana të ilegalitetit) dhe më 2001(botim legal).

Një nga themeluesit e LB-së dhe nënkryetar i saj (2009-2014).

Ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës (2014-2017) nga Lëvizja për Bashkim, si rezultat i zgjedhjeve të vitit 2014. Duke qenë në koalicion parazgjedhor me PDK-në, në Kuvendin e Kosovës, Raif Qela veproi në kuadër të Grupit parlamentar të PDK-së. Ishte anëtar i Komisionit parlamentar për ZHEITI. Gjatë kësaj kohe ai inicoi Ligjin për Obiliqin duke e miratuar në leximin e dytë dhe sot Obiliqi posedon ligjin për Obiliqin.