Rajoni Verior dhe Verilindor i Shqipërisë
Rajoni Verior e Veriliondor është njësia më e madhe rajonale e Shqipërisë. Përfshin Alpet Shqiptare si dhe gjithë njësinë malore qendrore te vendit. Kufiri jugor i rajonit është Shkumbini i Mesëm, ai verior shkon deri ne kufirin administrativ shtetëror me Malin e zi dhe Kosoven, po ashtu edhe kufiri lindor me Maqedonine e Veriut dhe, ndërsa nga perëndimi kufiri është kontakti me Ultësirën Perëndimore. Brenda këtyre kufijve rajoni ka një sipërfaqe prej 10180 km2, me mbi 1/3 e sipërfaqes së vendit. Përgjithësisht rajoni është tepër kompleks si për nga llojllojshmëria e elementëve gjeografiko-mjedisorë e të origjinës së tyre edhe për shumëllojshmërinë e elementëve shoqëroro-ekonomikë. Kjo dukuri ka sjellë atë që, më shumë se çdo rajon tjetër, ai të jetë i përbërë nga disa nënrajone me tipare më të njësuara.[1]
Nënrajonet kryesorë janë: Alpet Shqiptare, malësia e Hasit dhe Gjakovës, lugina e Drinit të Zi dhe mali i Korabit, malësia e Pukë-Mirditë, e Lurës, Martaneshit, Gollobordës, Çermenikës , lugu i Matit dhe vargjet e Skënderbeut.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Bërcolli. Dr Arqile, Xhevair Lleshi, Gjeografia , Trojet Shqiptare, Eugen, Tiranë 2009