Rakip Zhguni
Rakip Zhguni (Qafë të Shmilit, Elbasan, 14 tetor 1948), shkrimtar dhe poet.
Biografi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkollën fillore dhe atë 7-vjeçare i kreu në vendlindje. Arsimin e mesmë e kreu në shkollën e mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi” në vitin 1966 me rezultate të larta në mësime, duke marrë diplomën shkëlqyeshëm.
Më 1 shtator 1966 filloi punën si mësues në fillim në Lugaxhi e më pas në Qafë, ku hapi për herë të parë shkollën 7-vjeçare. Pas ushtrisë punoi mësues në Dëshiran, Grekan, në Qafë të Shmilit, në Labinot, Guri i Zi dhe e mbylli në fshatin Vidhas të Elbasanit. Mbaroi studimet në ILP “A.Xhuvani” (sot universitet) në degën gjuhë e letërsi shqipe.
Krijimtaria e tij letrare filloi që në bankat e shkollës. Më 2000 botoi librin e tij të parë poetik “Një plagë më shumë”, që do të ndiqet edhe nga 25 libra të tjerë. Krijimtaria e tij përmbledh poezi dhe prozë, botime për fëmijë, disa monografi, fjalor krahinor, fjalor poetik dhe historiku i zonës.
Vitet e fundit ka marrë pjesë në disa programe televizive[1][2] ku ka folur për eksperiencën e tij dhe ka prezantuar punimet e tij më të fundit.
Ka botuar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Një plagë më shumë, vjersha, 2000
- Agshol (bashkautor) haiku, 2001
- Prush, poezi, (bashkautor), 2002
- Viti i zi ’97, ditar 1, 2003
- Me diellin luaj vetë, vjersha për fëmijë, 2003
- Skilja që më hëngri bukën, tregime për fëmijë, 2003
- Kuvend me Migjenin, poezi për të rinj, 2004
- Tjetërsim, ese, 2004
- Haiku (bashkautor), 2004
- Shmili, historik 1, 2007
- Gur i vendit tim, poezi, 2008
- Një çikëz mëngjes, haiku shqip-anglisht, 2008
- Fjalor krahinor i Shmilit, 2008
- Shpirti i fjalës, monografi, 2017
- Përmendore e dashurisë njerëzore, monografi, 2017
- Pak dritë, poezi, 2018
- Frymë e shenjtë, monografi, 2021
- Sytë e saj, tregime e novela, 2022
- Çerdhe dashurie, vjersha, 2022
- Majtas apo djathtas, skica e tregime, 2023
- Fjalor gjuhësor e poetik i poetit Nexhip Ejupi, 2023
- Zogu dhe molla, vjersha për fëmijë, 2023
- Ankesa e notave, vjersha e poemë për fëmijë, 2023
- Nën dritën e shkrimeve (bashkautor), 2024
- Fjalor krahinor (bot. II, i zgjeruar e përmirësuar), 2024
- Rrugëtim... (shënime për vepra dhe autorë), 2024
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Best Channel (2021-11-03), RAKIP ZHGUNI NE "SHKRIME NGA VASILIKA PUKA"
- ^ Televizioni SKAMPA (2022-11-22), Ditë e re| Libri "Çerdhe dashurie" në kuadër të 50-vjetorit të martesës nga Rakip Zhguni, marrë më 2024-10-22