Ramadan Gashi
Ramadan Gashi është Ambasador i Republikës së Kosovës në Senegal.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ramadan Gashi është diplomat karriere i angazhuar në Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës nga viti 2009, por me përvojë të gjerë jetësore. Ai ka punuar mësues, arsimtar, menaxher, përkthyes, gazetar, aktivist kulturor e politik për disa decenie me radhë në botën e jashtme.
Gashi ka ndjekur rrjedhat ndërkombëtare në Bruksel ku ka arritur të fitojë përvojë diplomatike duke qenë aktiv në role të ndryshme në mbrojtje të interesave të Kosovës. Ai është licencuar në Shkencat e Punës – Ergologji dhe menaxhim të potencialit njerëzor, në Bruksel dhe i licencuar gjithashtu në ekonominë agrare nga Universiteti i Kamzës – Tiranë. Gashi ka qenë mësimdhënës i gjuhës frënge dhe përkthyes – interpret profesional në gjuhën frënge.
Gashi është pranuar në Shërbimin e Jashtëm me 23 nëntor 2009 dhe ka nisur karrierën me gradën konsull duke u emëruar të shërbejë në Misionin Diplomatik në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës.
Gashi gjatë vitit 2016 ka shërbyer si ushtrues detyre i Drejtorit të Departamentit për Marrëdhënie Dypalëshe në MPJ, dhe nga janari 2016 zyrtar i lartë për Afrikë, me theks në vendet frankofone. Nga nëntori 2013 Gashi është emëruar në Ministrinë e Punëve të Jashtme zyrtar i lartë për medie.
Në vitin 2009 Ramadan Gashi është pranuar anëtar konsultant i Observatoriumit Ndërkombëtar të Burgjeve në Belgjikë. Nga viti 1990 deri në vitin 2000 Gashi ka shërbyer si sekretar i Zyrës së Republikës së Kosovës – Qendra për Informim e Republikës së Kosovës për Beneluks dhe Unionin Evropian dhe ka përfaqësuar Kosovën në konferenca e takime ndërkombëtare në Evropë.
Nga viti 1974 e deri me 1999, Gashi ka qenë avokues, nisiator, themelues dhe kryetar i Komitetit Kombëtar të “Rezistencës Kombëtare të Shqiptarëve të Kosovës”.
Gashi është nderuar me mirënjohje dhe çmime nderi nga institucione të Kosovës.
Ramadan Gashi jeton në Pejë dhe në Bruksel. Ai është i martuar dhe ka katër fëmijë. Komunikon në gjuhën frënge, serbe, kroate, boshnjake, ka njohuri të gjuhës holandeze, gjermane dhe angleze.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Ambasada e Republikës së Kosovës në Senegal". Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2018. Marrë më 4 shkurt 2018.
{{cite web}}
:|first1=
i mungon|last1=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)