Ramadan Hoxha
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Ramadan Hoxha (Mësues i Merituar). Lindi në fshatin Buhot –Kabash, në vitin 1937. Shkollën fillore e kreu në Kabash. Pas çlirimit u përgatit si mësues. Së pari detyrën e mësuesit e filloi më 1955 në fshatin Kryezi. Gjatë viteve 1956-1960 ka punuar në shkollën 7¬vjeçare në Fushë-Arrëz dhe inspektor në seksionin e arsimit. Pastaj u dërgua për të vazhduar shkollën e lartë. Si mbaroi studimet, ka punuar në seksionin e arsimit në vitet 1963-1968 inspektor. Pas këtij viti, deri më 1972 përgjegjësi i këtij seksioni, ku është përpjekur të zbatojë me ndërgjegje detyrat në fushën e arsimit dhe të kulturës. Që nga viti 1975 është drejtor i shkollës 8-vjeçare Kabash. Në këtë veprimtari Ramadani ka dhënë kontributin e tij si organizator i mirë, por edhe me disa shkrime dhe studime në buletinin "Puka dhe shkolla", në gazetën "Mësuesi" etj. Për të gjitha këto Presidiumi i Kuvendit Popullor e ka dekoru¬ar me urdhra e medalje të ndryshme, si dhe me titullin "Mësues i Merituar", me motivacion: "Për merita dhe kontribut të rëndë¬sishëm në zhvillimin e përparimin e mëtejshëm të shkollës sonë dhe të mendimit pedagogjik, në mësimin dhe edukimit e brezit të ri, për punë të mirë në rritjen e nivelit të përgjithshëm arsimor e kulturor të popullit tonë".