Jump to content

Ramadan Krasniqi (sportist)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Ramadan Krasniqi lindi në Prishtinë në vitin 1954 dhe është një nga karateistët e njohur shqiptarë. Me karate filloi të merret në vitin 1972. Nga fundi i viteve '70 u angazhua si trajner në klubin e karatesë "Universiteti" të Prishtinës, kurse në vitin 1996 themeloi klubin e karatesë "Rrufeja", me të cilin korri suksese të shënueshme. Sukseset dhe mënyra e interpretimit të karatesë e renditën atë në mesin e mësuesve të njohur shqiptarë të karatesë. Një kohë punoi si trajner i karatesë në Holandë.

Është anëtar i disa asociacioneve ndërkombëtare të karatesë.

Ramadan T. Krasniqi është mjeshtër i karatesë i shkallës së katërt (4 Dan).

Jeton dhe vepron në Prishtinë.