Ramiz Tafilaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Ramiz Tafilaj (i lindur më 6 maj 1949 në Lumnishtë të Deçanit, Kosovë) është biznesmen, aktivist dhe botues shqiptar me banim në Amerikë. Studimet i kreu në universitetet e Zagrebit dhe të Hjustonit, para se të angazhohej në teknologji të larë të industrisë së naftës. Është kreu i kompanisë "Superior Computer Services" në Hjuston, pronar i shtëpisë botuese "Jalifat".[1] si dhe themelues i Tafilaj Group LLC.[2] Për momentin, kryeson degën ndërkombëtare të kompanisë "CES Environmental Services Inc.".

Tafilaj ka qenë i angazhuar vazhdimisht për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës dhe ka ndihmuar për vendosjen e demokracisë në Shqipëri në vitet 1990. Poashtu, ka sponsorizuar mbi 40 nxënës e studentë për shkollim në Shtetet e Bashkuara. Ai ka financuar botimin e librave të autorëve shqiptarë, ndër ta librin "Kosova's Independence: Stabilising or Destabilising Factor" të Hajredin Kuçit dhe "Në rrugëtim me Kosovën: përpjetat dhe tatëpjetat" të Faton Bislimit. Është anëtar i rëndësishëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndërsa në Teksas është pjesëtar i Partisë Republikane.

Tafilaj është i martuar dhe ka tre fëmijë. I biri, Besimi, ka luajtur basketboll për skuadrat elite në Kosovë, ndërsa e bija, Besa, ështe redaktore dhe folëse në rrjetin televiziv amerikan ABC.

References[redakto | përpunoni burim]