Ramon Llull
Ramon Llull | |
---|---|
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1232 |
Vdiq më | 1315 |
Punësimi | Shkrimtar, teolog, matematikan |
Ramon Llull (rreth 1232[1] – 1315), T.O.S.F {anglisht: Raymond Lully, Latin: Raimundus Llullus} ishte shkrimtar, filozof, logjikan dhe françeskan nga Majorka. Ai ka merita të mëdha pasi shkroi veprën e parë kryesore në letërsinë katalunase. Dorëshkrimet e shfaqura kohët e fundit tregojnë që ai të ketë parashikuar para disa shekujve sistemin e votimit. Ai konsiderohet edhe pionier i teorisë së llogaritje, veçanërisht pati ndikim në Lajbnicin.[2][3][4]
Brenda Urdhërit Françeskan ai u nderua si dëshmor. Ai u bekua në vitin 1857 nga Papa Piu IX dhe dita e tij festohet më 30 qershor nga Urdhëri i Tretë i Shën Françeskut.[5]
Rinia dhe familja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Llulli u lind në një familje të pasur në Palma, kryeqytetit i Mbretërisë së Majorkës. Xhejmsi I i Aragonit e themeloi Majorkën që të integronte territoret e pushtuara në Ishujt Balearike (tani pjesë e Spanjës), brenda Kurora e Aragonit. Prindërit e tij vinin nga Katalunia si pjesë e përpjekjeve kolonizuese të ishullit Almohad. Pasi ishulli u pushtua ushtarakisht, e gjithë popullsia myslimane që nuk arriti të largohej nga pushtimet evropiane u skllavëruan, edhe pse ata akoma përbënin një pjesë të madhe të popullsisë së ishullit.
Në vitin 1257 ai u martua me Blanca Picany-n, me të cilën pati dy fëmijë, Domenikun dhe Magdalenën. Megjithëse formoi familje, ai jetoi atë jetë që e quajti të shthurur dhe të kotë si rapsod.
Llulli shërbeu si ndihmës i Xhejmsit II të Aragonit dhe më vonë seneshall (oficer) (kreu administrativ i familjes mbretërore) i Mbretit Xhejmsit II të Majorkës, kushëri i gruas së tij.
Konvertimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1263 Llulli përjetoi një pagëzim fetar në formën e një seri vizionesh. Ai e tregon këtë ngjarje në autobiografinë e tij Vita coaetanea (Jeta e përditshme):
Ramoni, akoma i ri dhe Seneshall i Mbretit të Majorkës, ishte i dhënë pas kompozimit të këngëve dhe poemave dhe pas bërjes së gjërave të tjera të shthurura. Një natë, tek po ulej në shtratin e tij, për të shkruar një këngë në tonin e tij vulgar për një zonjushë të cilën ai e donte marrëzisht; dhe si filloi ta shkruante këngën, ai shikoi në të djathtë dhe e pa udhëheqësin tonë Jezu Krishtin në kënd, si të pezulluar në mes të ajrit.[6]
Ky vegim i erdhi atij disa herë, duke te bërë atë ta lejë familjen e tij, pozitën dhe të fillojë ta jetojë jetën në shërbim të zotit. Ai realizoi tri qëllimet e tij: të vdes të shërbim të Zotit derisa konvertonte myslimanët në katolikë, të shihte themelimin e institucioneve fetare që do të mësonin në gjuhë të huaja dhe të shkruante një libër të aftë për të kapërcyer çdo kundërshtim që do të përdorej për konvertim.
9 vite vetmi dhe puna e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Duke e përcjell pagëzimin e tij Llulli u bë françeskan tretësor (anëtar i Urdhëri i Tretë i Shën Françiskut), duke u frymëzuar nga Shën Françisku i Asisit dhe pas një pelegrinazhi të shkurtër, u kthye në Majorka ku bleu skllevër mysliman nga të cilët mësoi arabisht. Për nëntë vitet e ardhme, deri në vitin 1274, ai studioi dhe u zhyt në vetmi relative. Ai lexonte shumë në latinisht dhe arabisht, duke iu mësuar katolikëve dhe myslimanëve teologji dhe filozofi.
Në mes viteve 1271 – 1274 ai shkroi punimet e para, një përmbledhje të logjikës së mendimtarit mysliman Al Gazalit dhe Llibre de contemplació en Déu (Libri në meditime të Zotit), një guidë e gjatë sesi ta gjejmë të vërtetën përmes meditimit.
Në vitin 1274, derisa qëndronte në një vend të vetmuar në Mt. Randa, forma e librit të madh të cilin ishte duke e shkruar, më në fund i dha atij zbulesë hyjnore: një sistem kompleks që ai e emëroi Art, i cili do të bëhet motivimi më i madh i përpjekjeve të tij jetësore.
Arti i Llullit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sqarimi i parë i tij mbi Artin ishte Art Abreujada d'Atrobar Veritat (Arti i shkurtuar për Gjetjen e së Vërtetës) në vitin 1290.[7]
Pasi kaloi disa kohë duke dhënë mësim në Francë dhe i zhgënjyer nga pritja jo e mirë që iu bë Artit të tij nga studentët, ai vendosi që ta reformojë atë. Me versionin e ri ai u bë i njohur, Ars generalis ultima ose Ars magna (Arti i Përgjithshëm Përfundimtar) i publikuar në vitin 1305, ku Llulli u paraqit shumë qartë.[8]
Arti u drejtua nga kombinimi i feve dhe tipareve filozofike të veçuara nga një numër listash. Besohet se inspirimi i Llullit për Artin e madh erdhi nga disa astrologë arab që përdornin një pajisje të quajtur zairja.[8]
Arti ishte si mjet i debatit për fitimin e besimit katolik nga myslimanët në bazë të logjikës dhe arsyes. Përmes përpjekjeve analistike të detajuara, Llulli ndërtoi në thellësi një referencë teozkopike nga e cila lexuesi mund të argumentojë ose të pyes (u reduktua domosdoshmëria e besimit të krishterë të cilin Llulli e identifikon si të ngjashëm me fetë e tjera monoteiste). Kështu lexuesi mund të përdorë ndihma të dukshme dhe të dhëna nga libri për të kombinuar ide të ndryshme, pasqyrat e raporteve të cilat së bashku formojnë një përgjigje.
Në vitin 1297 Llulli takoi Duns Skotusin, pas të cilit atij iu dha nofka Doctor Illuminatus.[9] Ndoshta kjo ka lidhje me mënyrën e tij të konvertimit.
Aspekti mekanik
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një nga ndryshimet për tu shënuar nga origjinali te versioni i dytë i Artit ishte përdorimi i vizualeve. Versioni i fillimit përdori 16 figura të paraqitura si një kompleks, pemë plotësues derisa sistemi i Ars Magna përdori vetëm 4, duke përfshirë një që kombinohej me një pemë tjetër. Kjo figurë, një “Lullian Circle” (rreth llullian), mori formën e një makine prej letre të drejtuar nga qarqet e radhës për të kombinuar simbolet e tij alfabetike, e cila ishte e përsëritur në çdo nivel. Këto kombinime duhej të tregonin gjithë të vërtetën e mundshme mbi subjektin e informacioneve. Llulli u bazua në mendimin e tij se ka një numër të limituar bazash, i pamohueshëm në të gjitha fushat e dijes, dhe se ne mund të kuptojmë gjithçka për këto fusha të dijes duke i studiuar kombinimet e të gjitha të vërtetave themelore.
Metoda ishte një përpjekje e hershme për të përdorur mjete logjike për të prodhuar dituri. Llulli shpresoi që të tregonte se doktrina e krishterë mund të merrej artificialisht nga një komplet i rregulluar idesh fillestare. Për shembull, lista e gjërave më themelore që i atribuohen Zotit: mirësia, madhësia, përjetësia, urtësia, e ardhmja, virtyti, e vërteta dhe lavdia. Llulli e dinte se të gjithë besimtarët e feve monoteiste – hebrenjtë, myslimanët ose katolikët – do të pajtoheshin me këto veti, duke i dhënë atij një platformë të fortë për të argumentuar.
Ideja është zhvilluar më vonë për më shumë qëllime ezoterike nga Bruno në shekullin XVI, dhe në shekullin XVII nga “Racionalisti i Madh” Lajbnici, i cili shkroi tezën e tij mbi Artin e Llullit dhe e integroi atë në metafizikë dhe filozofi. Lajbnici i dha idesë së Llullit emrin kombinatorika e Artit, emër me të cilin njihet shpesh sot.
Disa shkencëtarë kompjuterësh e kanë adaptuar Llullin si një baba themelues, duke sqaruar se sistemi për logjikën ishte fillimi i shkencës së informacionit.[3][4]
Letërsia dhe veprat e tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Llulli ishte shumë prodhues, duke shkruar më shumë se 250 vepra në jetën e tij, në gjuhën katalunase, latine dhe arabe dhe shpesh të përkthyera në gjuhë të tjera. Derisa shumica e shkrimeve të tij pas zbulesës në Mt. Randa lidhen me Artin në një farë mënyre, ai shkroi llojllojshmëri subjektesh dhe stile e zhanre të ndryshme.
Puna misionare dhe edukimi misionar
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Llulli u detyrua të mësonte arabisht dhe pastaj edhe gjuhë të tjera të Evropës me qëllim që të konvertonte mysliman në katolikë. Ai udhëtoi përmes Evropës për të takuar papë, mbretër dhe princër, duke u përpjekur të krijonte kolegje të veçanta për të përgatitur misionarë për të ardhmen.[10]
Në vitin 1285, në misionin e tij të parë, ai zbarkoi në Afrikë të Veriut por u dëbua nga Tunisi.
Llulli udhëtoi për në Tunis herën e dytë në vitin 1304, dhe i shkroi një numër letrash mbretit të Tunisit, por nuk dihet shumë për këtë periudhë të jetës së tij.
Misionet e mëvonshme në Afrikë të Veriut, Këshilli dhe vdekja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fillim të shekullit XIV, Llulli e vizitoi përsëri Afrikën Veriore.[11] Ai u kthye në vitin 1308, duke raportuar se konvertimi i myslimanëve duhej të arrihej përmes lutjeve, jo përmes forcës ushtarake. Më në fund, Llulli arriti qëllimin e tij në edukimin linguistik në universitetet kryesore në vitin 1311 kur Këshilli i Vjenës urdhëroi krijimin e vendeve për hebrenjtë, arabët dhe kaldeasve (aramanikëve) në Universitetin e Bolonjës, Oksfordit, Parisit, Salamankës dhe në Gjykatën Papnore.
Në moshën 82 vjeçare, në vitin 1314, Ramon Llull udhëtoi përsëri në Afrikë të Veriut dhe një turmë e zemëruar myslimane e gjuajtën me gurë në qytetin e Bougie-nit. Tregtarët gjenovez e kthyen atë në Mallorka, ku ai vdiq në shtëpi në Palma vitin tjetër.[12] Edhe pse tradicionalisht data e vdekjes së tij ka qenë 29 qershori i vitit 1315, dokumentet e gjetura thonë se ai vdiq në dhjetor të atij viti.[13]
Mund të dokumentohet se Llulli u varros në Kishën e Shën Françiskut në Mallorka në mars të vitit 1316. Riberi thekson se rrethanat e vdekjes së tij mbeten një mister. Zvemeri, misionar protestant dhe akademik, pranoi ngjarjen e martirizimit, në artikullin e tij Catholic Encylopedia e publikuar në vitin 1911 (shikoni lidhjen në Bibliografi). Boneri jep një arsye për udhëtimin e Llullit në Tunis, duke thënë se sundimtari i saj ishte i interesuar në krishterim – dhënë në mënyrë të gabuar të mbretërit e Sicilisë dhe Aragonit.[14]
Reputacioni dhe pasvdekja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjyqtari i inkuizicionit i kishës romake, Nikolas Ejmeriqi, i dënoi 100 teori apo ide të Llullit si të gabuara në vitin 1376.[15]Papa Grigori XI po ashtu dënoi 20 libra të tij në po atë vit dhe dënimi u përsërit nga Papa Pauli IV,[16] edhe pse Papa Martini V e kundërshtoi dënimin e Papa Grigorit XI në vitin 1416.[15] Pavarësisht nga këto dënime, Llulli pati qëndrim të mirë nga Kishës.
Karrige për përhapjen e teorive të Llullit janë themeluar në Universitetin e Barcelonës dhe atë të Valencias. Ai njihet si njëri prej autorëve më më ndikim te katalunasit; gjuha nganjëherë referohet si la llengua de Llull, që gjuhët e tjera e kanë p.sh. “Shakespeare’s language” (Anglisht), la langua de Moliere (Frëngjisht), la lengua de Cervantes (spanjisht) ose die Sprache Goethes (Gjermanisht).
Logoja e Këshillit Kombëtar Spanjoll për Kërkime ka Pemën e Shkencës të Llullit. Universiteti Ramon Llull, universitet privat i themeluar në Barcelonë në vitin 1990, është emëruar sipas tij.
Matematika, statistikat dhe klasifikimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pas zbulimit të manuskripteve të tij të humbura në vitin 2001, Ars notandi, Ars eleccionis dhe Alia srs eleccionis, Llulli mori merita për zbulimin e numërimin Borda dhe kriterin Condorcet, të cilat, pavarësisht nga Llulli, i zbuluan disa shekuj më vonë Jean-Charles de Borda dhe Marquis de Condorcet.[17] Termet “Llull fituesi” dhe “Llull dështaku” janë ide bashkëkohore të sistemit të votimit që janë emëruar për nderë të Llullit. Po ashtu, Llulli njihet si pionieri i teorisë së kompjuterëve, veçanërishtë për ndikimin e tij të madh të Lajbnici. Sistemi i Llullit për organizmin e koncepteve duke përdorur pajisje si pemë, shkallë dhe rrota, është analizuar si sistem i klasifikimit.[18]
Arti dhe arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Frymëzimi nga kujtesa grafike e rrathëve të mëdhenj të Ramon Llullit, duke arritur në artin dhe kulturën bashkëkohore, është demonstruar nga ndërtimi arkitekturor i Daniel Libeskindit në vitin 2003 dhe i kryer nga Studo Weil në Port d’Andratx, Majorka. “Studio Weil, një zhvillimi i virtualitetit të këtyre rrota kumtesash që ndonjëherë edhe qendra dhe de-qendra universale dhe personale, është ndërtuar për të hapur këta ishuj rrethor që notojnë si të gjitha veprat e artit në oqeanet e kujtesës.”[19]
Trillimi modern
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Paul Austeri i referohet Llullit (si Raymond Llull) në kujtimet e tij, në pjesën e dytë të veprës Shpikja e Vetmisë, Libri i Memories. Llulli, tani nën emrin “Cole Hawlings” dhe i pavdekshëm, është personazhi kryesor i Kutia e Kënaqësive, novela për fëmijë e Masfilldit. Ai është po ashtu influenca kryesore në personazhin imagjinar Zermano në veprën The Day of the Bees (Dita e Bletëve) të Thomas Salazarit dhe emri i tij, filozofitë dhe thëniet nga shkrimet e tij shfaqen nëpër novelë. Në novelën e Roberto Bolanos, 2666, Amalfitano, profesor kilian, mendon për “Ramon Llullin dhe makinën e tij fantastike. Fantastikja në të është kotësinë e saj”.[20] Adan, protagonisti i Mareshallit Leopoldo në veprën Adán Buenosayres, e përmend Roman Lulion kur ai ecë në fabrikën e lëkurave: Ai thotë “Ramon Lulio, que aconsejaba no rehuir del olor de las letrinas a fin de recordar a menudo lo que da el cuerpo de si mismo en su tan frecuentemente olvidada miseria" (Edición Crítica, Colección Archivos, 1997. Page 312) (‘Ramon Llull këshillon që të mos kemi turp nga era e krahut, në mënyrë që të mos harrojnë atë që trupi jep në mjerimin e tij shpesh të harruar”). Në novelën e parë të Uilliam Gadisit, Pranimi, paragrafi i fundit i kapitullit të dytë e përshkruan “Raymond Lully”-in si “dijetar, poet, misionar, enigmatik dhe njëri prej figurave drejtuese në historinë e alkimisë.” Llulli po ashtu përmendet në librin komik Calliope të Neill Gajmanit. Në veprën Kapiteti, në librin e 17-të të serisë Aubery-Maturin të Patrik O’Brajanit, Stephen Maturin thekson se vajza e tij “...do të mësojë spanjisht, gjithashtu, kastiljanisht. Më vjen keq që nuk do të mësoje katalunisht, më e mirë, e vjetër, e pastër, gjuhë më e ëmbël, me shkrimtarë të mëdhenj – mendoni për Ramon Llullin – por siç thotë shpesh Kapiteni Aubrey ‘Nuk mund t’i hani dy qepë në të njëjtën kohë’ “.
Harry Harrison, në Deathworld 2, ka protagonistin e tij, Jason din Alt, që e përdor Librin e Urdhërit Kalorsiak, me të tjerët, për të çaktivizuar motorët e anijes kozmike në të cilin është duke u mbajtur. Kur anije fillon të prishet, ai thotë “Unë nuk duhej t’i kisha lexuar librat e Llullit. Është shumë më shumë, as anija nuk mund ta tretë dot.” Kjo vjen në fund të bisedës me kidnapuesin e tij, me të cilin Din Alt sulmon idenë se ekzistojnë ligje universale që aplikohen tek të gjithë njerëzit gjatë gjithë kohës.
W. B. Yeats-i i referohet dy herë Llullit në veprën Rosa Alchemica, e publikuar në vitin 1897 (“Unë bleva një grup të aparatit alkimik, për të cilën tregtari në Rue le Peletier më siguroi që dikur i përkiste Rajmond Llullit.” [21] dhe “Atje janë punimet e Llullit, i cili transferoi vetveten në një gjel të kuq”[22]). Ai po ashtu është i interesuar të tregojë se “tetë poemat e para në “The Green Helmet and Other Poems” (Helmeta e Gjelbër dhe poema të tjera) u publikuan nën titullin e përgjithshëm “Raymond Lully and his ëife Pernella”; një gabim shtypi-rrëshqitës e korrigjoi atë: ‘NJË GABIM nga shtypja në stilolaps kur isha duke shkruar jashtë kreyt të grupit të parë të poemave, unë e vendosa emrin e Raymond Lullit në dhomë me alkimistin e mëvonshëm, Nikolas Flamelin.[23]
Gordon R. Dickson ka protagonist Hal Mayne-in, në librin “The Final Encyclopedia (Childe Cycle)” (1984) i referohet Ramon Llullit dhe kombinimit të tij të mjeteve me rrota, ku vendi i Halit është “asgjë më pak se një lloj kompjuteri primitiv”.
Prirja ndaj judizmit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Misioni i tij që të konvertojë hebrenj të Evropës ishte i zellshëm. Disa dijetarë e konsiderojnë Llullin si nyja e parë e plotë në perëndimin e krishterë të një politike ekspansioniste lidhur me hebrenjtë që nuk e pranuan konvertimin. Që të fitojë konvertimin, ai punoi për debatet miqësore publike për të nxitur një vlerësim intelektuale për nacionalitetin e krishterimit midis hebrenjve të kohës së tij. Kundërshtarët e tij rabinik (hebre) ishin Shlomo ben Aderet nga Barcelonë dhe Moshe ben Shlomo nga Salerno.[24]
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pseudo-Llulli
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Një trup i konsiderueshëm i punës për subjektet ezoterike gabimisht iu kanë përshkruar Llullit në Mesjetë dhe Rilindje. Manovrat e pseudo-Llullit dhe pastaj me zgjerimin e veprave të tij të vërteta, ka pasur ndikim ndër herminist, gnostikë dhe ezoterikë. Në fakt, Llulli shprehimisht dënoi shumë nga temat si për shembull alkimia, për të cilat supozohet se ka shkruar.
Veprat e njohura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Llulli njihet si autori i më së 265 veprave, përfshirë:
- The Book of the Lover and the Beloved
- Blanquerna (novelë; 1283)[25]
- Desconhort (në arsye superiore)
- L'arbre de ciència, Arbor scientiae ("Tree of Science") (1295)
- Tractatus novus de astronomia
- Ars Magna (The Great Art) (1305) or Ars Generalis Ultima (The Ultimate General Art)
- Ars Brevis (The Short Art; një version i shkurtuar i Ars Magna)
- Llibre de meravelles
- Practica compendiosa
- Liber de Lumine (The Book of Light)
- Ars Infusa (The Inspired Art)
- Book of Propositions
- Liber Chaos (The Book of Chaos)
- Book of the Seven Planets
- Liber Proverbiorum (Book of Proverbs)
- Book on the Seven Gifts of the Holy Spirit
- Ars electionis[25] (on voting)
- Artifitium electionis personarum[25] (on voting)
- Ars notatoria
- Introductoria Artis demonstrativae
- Book of the Gentile and the Three Wise Men
- Llibre qui es de l'ordre de cavalleria (The Book of the Order of Chivalry i shkurar nw mes viteve 1279 dhe 1283)
Përkthimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Le Livre des mille proverbes (2008), ISBN 978-2-9531917-0-7, Éditions de la Merci, editions@orange.fr
- Ramon Llull's New Rhetoric, text and translation of Llull's 'Rethorica Nova', edited and translated by Mark D. Johnston, Davis, California: Hermagoras Press, 1994
- Selected Works of Ramon Llull (1232‑1316), edited and translated by Anthony Bonner, Princeton, N.J.: Princeton University Press 1985, two volumes XXXI + 1330 pp. (contains: vol. 1: The Book of the Gentile and the Three Ëise Men, pp. 93–305; Ars Demonstrativa, pp. 317–567; Ars Brevis, pp. 579–646; vol. 2: Felix: or the Book of Wonders, pp. 659–1107; Principles of Medicine pp. 1119–1215; Floëers of Love and Flowers of Intelligence, pp. 1223–1256)
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- William Theodore Aquila Barber, Raymond Lull, the illuminated doctor : a study in mediaeval missions, London: C.H. Kelly, 1903.
- Anthony Bonner (ed.), Doctor Illuminatus. A Ramon Llull Reader (Princeton University 1985), includes The Book of the Gentile and the Three Wise Men, The Book of the Lover and the Beloved, The Book of the Beasts, and Ars brevis; as well as Bonner's "Historical Background and Life" at 1-44, "Llull's Thought" at 45-56, "Llull's Influence: The History of Lullism" at 57-71.
- Anthony Bonner, The Art and Logic of Ramon Llull: A User's Guide, Leiden: Brill, 2007.
- Alexander Fidora and Josep E. Rubio, Raimundus Lullus, An Introduction to His Life, Works and Thought, Turnhout: Brepols, 2008.
- Martin Gardner has written extensively about Llull. His analyses can be found in Logic Machines and Diagrams and Science - Good, Bad and Bogus.
- J. N. Hillgarth, Ramon Lull and Lullism in Fourteenth-Century France (Oxford University 1971).
- Mark D. Johnston, The Spiritual Logic of Ramón Llull, Oxford: Clarenden Press, 1987.
- Antonio Monserat Quintana, La Visión Lulliana del Mundo Derecho (Palma de Mallorca: Institut d'Estudis Baleàrics 1987).
- Pereira Michela, The Alchemical Corpus attributed to Raymond Lull, London: The Warburg Institute, 1989.
- Lorenzo Riber, Raimundo Lulio (Barcelona: Editorial Labor 1935, 1949).
- William Thomas Walsh, Characters of the Inquisition, Tan Books and Publishers, Inc (1940). ISBN 0-89555-326-0
- Frances Yates includes a brief chapter on Lull in "The Occult Philosophy in the Elizabethan Age" (London, Ark Paperbacks 1979).
- Frances Yates, "Lull and Bruno" (1982), in Collected Essays: Lull & Bruno, vol. I, London: Routledge & Kegan Paul.
- Samuel Marinus Zwemer, Raymund Lull, first missionary to the Moslems, New York and London : Funk & Wagnalls Co., 1902; reprinted by Diggory Press, 2006, ISBN 978-1-84685-301-2
Referncat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Born 1232 per Mark D. Johnston in Routledge Encyclopedia of Philosophy. London: Routledge, 1998. Older sources (such as versions of Encyclopædia Britannica at least up to 1955) give 1235; the current Britannica gives 1232/33.
- ^ "Philosophy, Vol 1958"
- ^ a b Anthony Bonner (2007), The art and logic of Ramon Llull, Brill Academic Pub, fq. 290, ISBN 978-90-04-16325-6
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Donald Knuth (2006), The Art of Computer Programming: Generating all trees, vëll. 4–4, Addison-Wesley Professional, fq. 56, ISBN 978-0-321-33570-8
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Habig, Marion. (Ed.). (1959). The Franciscan Book Of Saints. Franciscan Herald Press.
- ^ Bonner, "Historical Background and Life" (an annotated Vita coaetanea) at 10-11, in Bonner (ed.), Doctor Illuminatus (1985).
- ^ Kurian, George Thomas; Smith III, James D., red. (2010). "Ramon Llull". The Encyclopedia of Christian Literature, Volume 2. Scarecrow Press. fq. 433.
{{cite encyclopedia}}
:|access-date=
ka nevojë për|url=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Emra të shumëfishtë: lista e redaktorëve (lidhja) - ^ a b Link, David (2010). "Scrambling T-R-U-T-H: Rotating Letters as a Material Form of Thought", in: Variantology 4. On Deep Time Relations of Arts, Sciences and Technologies in the Arabic–Islamic World, eds. Siegfried Zielinski and Eckhard Fürlus (Cologne: König, 2010): 215–266
- ^ "AmericanCatholic.org "Blessed Raymond Lull"". Arkivuar nga origjinali më 17 shkurt 2015. Marrë më 31 mars 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Paul Richard Blum: Philosophy of Religion in the Renaissance. Ashgate 2010, 1-14
- ^ Bonner, "Historical Background and Life" (the Vita coaetanea augmented and annotated) at 10-11, 34-37, in Bonner (ed.), Doctor Illuminatus (1985).
- ^ Bonner states that his journey was to Tunis not Bougie, and dates it from autumn of 1314 until at least December 1315 [42-43]. Bonner also notes that, according to modern scholarship, it was in the mid-15th century that "the legend of Llull having been martyred in Bougie spread" [44,n138].
- ^ Who was Ramon Llull? Centre de Documentació Ramon Llull, Universitat de Barcelona [1] Arkivuar 13 mars 2013 tek Wayback Machine
- ^ Riber, Raimunco Lulio (1935, 1949) [220-221]; Bonner, "Historical Background and Life" in his Doctor Illuminatus (1985) [42-44].
- ^ a b Dictionary of World Biography, edited by Frank N. Magill and Alison Aves, page 610 | [2]
- ^ Turner, William. "Raymond Lully." The Catholic Encyclopedia. Vol. 12. New York: Robert Appleton Company, 1911. 5 Dec. 2013 [3]
- ^ G. Hägele and F. Pukelsheim (2001). "Llull's writings on electoral systems". Studia Lulliana. 41: 3–38.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ T.D. Walker (1996). "Medieval Faceted Knowledge Classification: Ramon Llull's Trees of Science". Knowledge Organization. 23/4: 199–205.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Libeskind, Daniel. "Studio Daniel Libeskind:Studio Weil". Studio Daniel Libeskind. Marrë më 2011-03-14.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Bolano, Roberto. 2666. Trans. Natasha Wimmer, New York: Farrar, Straus, and Giroux, 2008. 207.
- ^ W. B. Yeats, Stories of Red Hanrahan & The Secret Rose & Rosa Alchemica, Serenity Publishers, 2009, pp. 110-111
- ^ ibid., pp. 119-120
- ^ W. B. Yeats, The Poems, Everyman, 1996, p. 502
- ^ Libre de Contemplacio 287.9, 2:887 in The friars and the Jews: the evolution of medieval anti-Judaism. Cohen, Jeremy. Cornell University Press, c1982. see chapter: "The Ideology in Perspective: Raymond Lull", esp. pp.222-225
- ^ a b c math.uni-augsburg.de[lidhje e vdekur]
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Wikimedia Commons has media related to Ramon Llull. |
Wikiquote ka thënie në lidhje me: Ramon Llull |
- Who was Ramon Llull? Centre de Documentació Ramon Llull, Universitat de Barcelona
- Raymund Lull: First Missionary to the Muslims by Samuel M. Zwemer
- Ramon Llull at the AELC (Association of Writers in Catalan Language). Webpage in Catalan, English and Spanish.
- Ramon Llull in LletrA, Catalan Literature Online (Open University of Catalonia) Arkivuar 12 dhjetor 2016 tek Wayback Machine Stampa:En icon (Spanjisht)
- Site with fulltexts of Raymond Lull's books. Also music based on Lullian arts.
- Ramon Llull Database, University of Barcelona Arkivuar 16 tetor 2015 tek Wayback Machine
- Catholic Encyclopedia article of 1911
- Blessed Raymond Lull Arkivuar 17 shkurt 2015 tek Wayback Machine
- The Ultimate General Art
- Esteve Jaulent:The Theory of Knowledge and the Unity of Man according to Ramon Llull