Jump to content

Rasim Lajiq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rasim Lajiq
[[]]
Lindi1964
Vdiqjeton
jeton
Kombësiasanxhakli
Profesionipolitikan

Rasi Lajiq (Pazari i Ri, 28. janar 1964) është kryetar i Partisë Demokratike të Sanxhakut dhe aktualisht është ministër në qeverinë e Serbisë.

Rasim Lajiq është i lindur më 28 janar 1964. në Pazarin e Ri., ku e kreu shkollën fillore dhe gjimnazin. Fakultetin e mjekësisë e kreu në Sarajevë . Gjat periudhës 1989 deri 2000 punoi si gazetar për disa revista ditore dhe periodike në hapsirat e ish Jugosllavisë.

Me politikë filloi të merret nga viti 1990, kur është zgjedhur për sekretar gjeneral në PAD të Sanxhakut. Nga viti 1994 ka qenë kryetar i Koalicionit të Sanxhakut, i cili në vitin 2000 mori emrin Partia Demokratike e Sanxhakut. Pas ndryshimeve të pesëtetorit është zgjedhur ministër për çështje të bashkësive nacionale dhe etnike në qeverinë e Serbisë. Pas konfliktit në jug të Serbisë në mes UÇPMB-së dhe ushtrisë serbe, në dhjetor të viti 2000 është emëruar për nënkryetar i Këshillit Kordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.Në gusht të vitit 2001 është emëruar nënkryetar i Qendrës Kordinuese për Kosovë pran qeverisë serbe. Nga shtatori i vitit 2005 është kryetar i Trupit kordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Aktualisht është edhe ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.