Jump to content

Rasim Selmanaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rasim Selmanaj
Kryetar i Komunës së Deçanit
Në detyrë
2010–Aktiv
Të dhëna vetjake
U lind më8 mars 1963
Gllogjan
NënshtetësiaKosovar
Partia politikeAleanca për Ardhmërinë e Kosovës
PunësimiPolitikan,Kimist,Shkrimtar,Sportist
Faqja në rrjethttps://www.facebook.com/RasimSelmanajOfficial

Rasim Selmanaj, u lind me 8 mars 1963 në Gllogjan të Deçanit. Me profesion është Bachelor i Biologjisë - Kimisë. Në vitin 1980 bashkë me disa veprimtarë të tjerë ka themeluar organizatën ilegale të të rinjve "Shqiponja", e cila ka vepruar në Deçan dhe në rrethinë.Për shkak të veprimtarisë atdhetare është arrestuar dhe dënuar në vitet 1981, 1983 dhe 1992. Ndërkaq, më 24 mars 1998, pikërisht në ditën e fillimit të luftës frontale në Rrafshin e Dukagjinit, arrestohet nga forcat serbe. Gjykata e Qarkut në Leskovc e dënon me 6 vjet burg. Është liruar në mars të vitit 2001. 

Një kohë ka qenë veprimtar politik dhe kryeredaktor i revistës "ZGJIMI", si dhe kryetar i rinisë në Deçan (1990-1997). Deri në janar të vitit 2003, ka qenë botues dhe kryeredaktor i gazetës së përditshme "24 ORË". 2001-2009 ishte botues dhe kryeredaktor i të përjavshmes "FOCUS". Është autor i dhjetë librave: "Shtegtar i Lirisë", poezi 2001; "Melodi shiu në sytë e nënës" poezi 2003; "Peizazh i ëndrrës ", prozë 2004; "Kur kalëroj kujtesën", poezi 2005; “Kitarë e Krisur ”, përmbledhje 2006; “Shpirti i lagur më Lot”, Tiranë, poezi 2006; “Haradinaj dhe Haga”, publicistikë 2006; “Heroi me kitarë”, antologji e mendimit shkencor për Jusuf Gërvallën 2007; Autor i Librit "Me Ramushin" dhe autor i librit publicistik "Hijet e Thyera". Është themelues i çmimit “Jusuf Gërvalla” dhe kryetar i Klubit të Krijuesve “Rrjedha”-Deçan. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Ka botuar një sërë shkrimesh publicistike. Me sukses të jashtëzakonshëm ka udhëhequr fushatën "Me Ramushin" në tërë Kosovën. 

Kariera politike:

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

2004-2009 Anëtar i Kryesisë së AAK-së në Qendër. Kryetar i Degës së AAK-së në Deçan.  Që nga viti 2007, ishte këshilltar i lartë në MMP. Në zgjedhjet fundit parlamentare është zgjedhur deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës njëherësh është njëri nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Në zgjedhjet lokale të vitit 2010, duke fituar që në raundin e parë të zgjedhjeve 70 % të votave, zgjidhet Kryetar i Komunës së Deçanit.  Në zgjedhjet partiake (2013) rizgjedhet kryetar i degës së AAK-së në Deçan. Në zgjedhjet e fundit e fitoj edhe një mandat si Kryetar i Komunës së Deçanit ku populli ja besoj prap votën

Në vitin 1980 bashkë me disa veprimtarë të tjerë ka themeluar organizatën ilegale të të rinjve "Shqiponja", e cila ka vepruar në Deçan dhe në rrethinë. Për shkak të veprimtarisë atdhetare është arrestuar dhe dënuar në vitet 1981, 1983 dhe 1992. Ndërkaq, më 24 mars 1998, pikërisht në ditën e fillimit të luftës frontale në Rrafshin e Dukagjinit, arrestohet nga forcat serbe. Gjykata e Qarkut në Leskovc e dënon me 6 vjet burg. Është liruar në mars të vitit 2001.  Një kohë ka qenë veprimtar politik dhe kryeredaktor i revistës "ZGJIMI", si dhe kryetar i rinisë në Deçan (1990-1997). Deri në janar të vitit 2003, ka qenë botues dhe kryeredaktor i gazetës së përditshme "24 ORË". 2001-2009 ishte botues dhe kryeredaktor i të përjavshmes "FOCUS". Është autor i dhjetë librave: "Shtegtar i Lirisë", poezi 2001; "Melodi shiu në sytë e nënës" poezi 2003; "Peizazh i ëndrrës ", prozë 2004; "Kur kalëroj kujtesën", poezi 2005; “Kitarë e Krisur ”, përmbledhje 2006; “Shpirti i lagur më Lot”, Tiranë, poezi 2006; “Haradinaj dhe Haga”, publicistikë 2006; “Heroi me kitarë”, antologji e mendimit shkencor për Jusuf Gërvallën 2007; Autor i Librit "Me Ramushin" dhe autor i librit publicistik "Hijet e Thyera". Është themelues i çmimit “Jusuf Gërvalla” dhe kryetar i Klubit të Krijuesve “Rrjedha”-Deçan. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Ka botuar një sërë shkrimesh publicistike. Me sukses të jashtëzakonshëm ka udhëhequr fushatën "Me Ramushin" në tërë Kosovën.  Rasim Selmanaj ka marr titullin Qytetar Nderi i qytetit të Fierit. Këshilli i Qarkut të Beratit ka ndarë qmimin e Pavarsisë.

Rasim Selmanaj ka marr titullin Qytetar Nderi i qytetit të Fierit. Në Këshillin i Qarkut të Beratit ju është ndarë qmimin e Pavarsisë.

Themelues i çmimit “Jusuf Gërvalla”

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Faqja zyrtare e Rasim Selmanaj

Official Fanpage Rasim Selmanaj

Rasim Selmanaj video biografi