Remzi Përnaska
Remzi Përnaska gjuhëtar e profesor shqiptar, lindi në Korçë më 20 dhjetor 1934. Ai i nisi studimet në Tiranë, studioi në Moskë gjuhën turke edhe u rikthye në Universitetin e Tiranës, ku kontribuoi për 25 vite, si lektor i sintaksës. Më pas shkoi në Universitetin e Sorbonës, si lektor i gjuhës shqipe. Nisi punë si studiues shkencor në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë edhe në vitet '90, shkoi sërisht, u kthye në Unv.e Sorbonës. Ka qenë autor librash shkollorë, universitar dhe studiues i talentuar. Ka studime të shumta në fushën e sintaksës, të mofologjisë dhe të teorive gjuhësore. Në Francë në sajë të studimeve dhe botimeve shkencore, arriti të marrë gradën më të lartë shkencore "Doktor shteti". Në 80-vjetorin e lindjes, në Universitetin e Elbasanit u vlerësua me titullin "Honoris Causa". Ka botuar "Fonetikën dhe gramatikën e gjuhës shqipe", "Gjuhësi-gjuhësore" etj. Është vleresuar me titullin "Mjeshtër i madh". U nda nga jeta më 4 nëntor 2020. [1] [2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ https://shqiptarja.com/lajm/shuhet-ne-moshen-86vjeccare-patrioti-dhe-gjuhetari-i-njohur-remzi-pernaska/
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 5 nëntor 2020. Marrë më 7 nëntor 2020.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)