Rena Gasimova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gasimova Rana Tofiq

Rena Tofiq Gasimova (lindur 1961) është një shkencëtare kompjuterash nga Azerbajxhani, e cila mban postin si Shefe e Sektorit ne Institutin Kombëtar të Teknologjisë së Informacionit (AMEA İnformasiya Texnologiyaları İnstitutu ).

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gasimova u diplomua në vitin 1985 në Fakultetin e Automatikës dhe Shkencave Kompjuterike, ne Institutin Politeknik te Azerbajxhanit,qe mban emrin e Ch. Ildirim.

Nga viti 1985 deri në emërimin e detyrës që mban tani, ajo ka punuar për Departamentin e SHKSH-së të Akademisë së Shkencave të Azerbajxhanit . Ajo ka punuar për të zhvilluar sisteme me qëllime të ndryshme,ku një ndër to është edhe sistemi i menaxhimit të bazës së të dhënave "Gjykata e Auditorëve, sistemi i informacionit të korporatave" Personeli ". Rena Gasimova mori pjesë në krijimin e portalit www.science.az të ANAS. Ajo bëri kërkime mbi zbatimin e teknologjisë në Azerbajxhan si dhe realizoi mirëmbajtjen dhe analizën e bazave të të dhënave shumë-dimensionale për të mbështetur vendimmarrjen. Ajo gjithashtu u përfshi në studimin e metodave dhe algoritmeve per kontroll dhe mesim (minimi i të dhënave) në mjedisin e rrjetit të korporatave, si dhe hulumtoi metodat e analizës së të dhënave agregate në sistemet operative, përpunimin analitik (OLAP - On-Line Analitical Processing ), bazuar në shpërndarjen e burimeve të mëdha të informacionit. Aktualisht ajo është e angazhuar në hetimin e çështjeve të formimit të një baze njohurish për emrat e domenëve, në lidhje me interesat e Republikës së Azerbajxhanit. Gasimova është autore e më shumë se 38 punimeve shkencore,ku 28 prej tyre jane të botuara në botime shkencore.

Ajo është angazhuar me aktivitete trajnimi në Qendrën e Inovacionit të Trajnimit të Institutit të Teknologjisë së Informacionit, ku dhe mban postin e Shefes së Sektorit në Institut.

Referenca[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Linqe te jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]