Reputation (album i Taylor Swift)
Reputation | |
---|---|
Studio album by | |
Realizuar | 10 nëntor 2017 |
Zhanri | elektropop, R&B |
Gjatësia | 55:38 |
Gjuha | anglisht |
Etiketa | Big Machine |
Reputation (shqip: reputacioni) është albumi i gjashtë në studio i kantautores amerikane Taylor Swift. Albumi u publikua më 10 nëntor 2017. Ky album është prodhuar nga Swift, Jack Antonoff, Max Martin dhe Shellback. Artistë të tjerë që kontribuan në këtë album janë Ed Sheeran dhe reperi amerikan Future.
Albumi ka shitur 1.238 milionë kopje në SHBA në javën e parë të publikimit, duke e bërë atë albumin më të shitur të vitit 2017 në SHBA. Sipas Federatës Ndërkombëtare të Industrisë Fonografike (IFPI), është albumi i dytë më i shitur i vitit 2017, me shitje mbi 4.5 milionë kopje.
Publikimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Taylor Swift njoftoi fillimisht përmes Instagramit më 23 gusht 2017 se albumi i saj i 6-të do të quhet Reputation dhe do të publikohet më 10 nëntor 2017. Kënga e parë e publikuar nga albumi ishte "Look What You Made Me Do".