Jump to content

Respekt per te moshuarve

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Respekti për të moshuarit

Përgjegjësitë nuk janë vetëm materiale dhe fizike. Ne kemi edhe përgjegjësi morale. Një prej tyre është respekti që duhet të kemi për njerëzit e tjerë, dhe në veçanti për të moshuarit. Prej tyre ka buruar jeta jonë dhe e prindërve tanë. Ata janë mësuesit natyrorë të shoqërisë me vlerat më të mira të shoqërisë.

Fjalë dhe shprehje kyçe: të moshuarit, trashëgimi vlerash. tradita.

Cilët janë të moshuarit?

Të moshuarit janë prindërit e mamasë dhe të babait tënd, ata që ti i quan gjyshër. Të moshuarit mund të jetojnë në një familje me ju, pranë jush, në një institucion të veçantë për të moshuarit dhe kudo tjetër. Ata janë njerëzit të cilët ne i respektojmë për përvojën që kanë, për mësimet që na japin, për traditat që na trashëgojnë. Ata kanë jetuar shumë para nesh. Ata kanë parë dhe kanë jetuar ngjarje të një kohe kur ne nuk kishimn ardhur ende në këtë botë.Ata kanë vuajtur dhe janë gëzuar në vendin të cilit i perkasim. Ata janë rrënjët tona, sepse na përcjellin traditat e familjes ku lindim.

Si ti respektojmë të moshuarit?

1.Dëgjojmë këshillat e tyre. 2.Dëgjojmë vërejtjet që na bëjnë 3.U bëjmë dhurata në përvjetorët e lindjes. 4.I ndihmojmë kur kanë nevoj për diçka(të blejnë, t'u sjellim ndonjë gjë etj.). 5. U lëshojmë vendin në autobus, në park dhe kudo. 6.I lëmë në radhë para vetes, kur ata duan të blejnë diçka. 7.U kërkojmë këshilla, kur duam të bëjmë diçka.

Të moshuarit janë si një libër historie i hapur. Ata tregojnë kohën që kaloi, vlerat e kombit, ngjarje të rëndësishme, jetën e vendit në 100 vjet.

Fjalorth:

Trashëgimi - Gjithçka përparimtare qe eshte ruajtur e pasuruar brez pas brezi dhe qe e marrim si dicka me vlerë.

Respektoni të moshuarit kudo që jeni!!!!