Revista Iliria
Revista "Iliria" është periodik shkencor i Institutit të Arkeologjisë (Akademia e Studimeve Albanologjike), në të cilin pasqyrohen rezultatet më të reja të studimeve e kërkimeve arkeologjike në territorin shqiptar. Revista Iliria ka shërbyer si pasqyrë e mendimit arkeologjik shqiptar, që në fillimet e botimit të saj në vitin 1971 e deri më tani.
Përmbledhje
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në shënimin hyrës redaksional të numrit të parë të revistës Iliria mes tjerash shkruante:
“Përmbledhësi arkeologjik shqiptar do të jetë një botim serie me emrin Iliria, mbasi Shqipëria bën pjesë në trevën ku banuan ‘ilirët e mirëfilltë’”
— Revista Iliria, nr. 1
Në revistën Iliria botohen shkrime të kërkuesve shkencorë, anëtarë të Institutit të Arkeologjisë dhe bashkëpunëtorëve të jashtëm (kombëtarë dhe ndërkombëtarë), me të cilët Instituti kryen projekte të përbashkëta gërmimi dhe studimi. Artikujt, studime të mirëfillta autentike shkencore, paraqesin rezultatet e kërkimeve më të reja në fushën e arkeologjisë shqiptare, duke shprehur qëndrime analitike dhe sintetike mbi arkeologjinë dhe historinë e lashtë shqiptare. Në vitin 1983, revista Iliria u vlerësua nga Akademia Ndërkombëtare Lutèce e Francës, me Medaljen e Artë.[1]
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Lafe, Emil, red. (2008). "Fjalor Enciklopedik Shqiptar". (Encyclopedic Dictionary of Albania). Vëll. 2. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 979. ISBN 9789995610272. OCLC 426069353.