Jump to content

Rexhep Zogaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rexhep Zozgaj u lind më 1935 në Turjakë. Shkollën e mesme e kreu në Prishtinë, Fakultetin Filozofik në Universitetin e Beogradit. Punoi kryesisht në Shtëpinë Gazetare Botuese “Rilindja”, më parë kryeredaktor i Gazetës (1970-73), pastaj drejtor i përgjithshëm 1973/81 dhe së fundi drejtor i revistave të po kësaj shtëpie botuese. Gjatë fushatave të akuzave dhe dënimeve që ndërmori pushteti i Beogradit, pas demonstratave të studentëve kosovarë (pranverë 1981) u largua nga pozita udhëheqëse. Përveç shkrimeve letrare, Rexhep Zogaj ishte aktiv mbi 40 vjet në jetën shoqërore-politike dhe atë publicistike kosovare me artikuj, komente dhe ese nga jeta shoqërore e kulturore. Është autor i 10 romaneve. Ndahet nga jeta më 8 qershor 2010.