Ribozomi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Organelet e nje qelize eukariote (shtazore)

Ribozomet gjenden në membranën e Retikulumit endoplazmatik granular (REG), në Kloroplaste por ato mund të gjenden të lira edhe në citoplazmë. Janë organele me madhësi 25 mm.

Ribozomet janë një makinë komplekse molekulare, të lokalizuara brenda të gjitha qelizave të gjalla dhe shërbejnë si vend i sintezës biologjike të proteinave (translacioni, nga ang. "translation" - përkthim). Ato i lidhin aminoacidet së bashku në rendin e përcaktuar nga molekulat e ARN-së informative (ARNi). Ribozomet përbëhen nga dy komponente kryesore: nën-njësitë e vogla ribozomale, të cilat lexojnë ARN-në informative, dhe nën-njësitë e mëdha, të cilat bashkojnë aminoacidet për të formuar një zinxhir polipeptid. Çdo nën-njësi përmban një ose më shumë molekula të ARN-së ribosomale (ARNr) dhe një shumëllojshmëri të proteinave ribosomale (r-proteina ose rProteina [1]). Ribozomet së bashku me proteinat përcjellëse gjithashtu njihen si "aparati përkthyes".

Struktura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Janë trupa të rrumbullakët që përbërë nga dy nënnjësi, çdonjëra prej të cilave formohet nga një molekulë ARN-je e lidhur me një proteinë.

Funksioni[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ribozomet kanë rol aktiv ne biosintezen e proteinave.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ de la Cruz, Jesús; Karbstein, Katrin; Woolford, John L. (2015-06-02). "Functions of Ribosomal Proteins in Assembly of Eukaryotic Ribosomes In Vivo". Annual Review of Biochemistry. 84 (1): 93–129. doi:10.1146/annurev-biochem-060614-033917. ISSN 0066-4154. PMC 4772166. PMID 25706898. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2019. Marrë më 24 korrik 2018. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)