Jump to content

Rifo Dobra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rifo Dobra

Rifo Dobra (lindi më 14 prill 1952) është fotograf artistik shqiptar nga Kosova.

Dobra lindi në Prishtinë dhe pas e përfundoi gjimnazin shkoi në Çekosllovaki, ku punoi si asistent kamerman në televizionin çekosllovakë në Pragë. Nga viti 1972, filloi të studioj në akademinë e filmave dhe televizonit (FAMU), ku përfundoi në vitin 1978.[1] Dobra filloi të merret me fotografi për herë të parë kur ishte 15 vjeçar. Autori bën më së shumti fotografi me ngjyrë bardhë dhe zi, që janë të ngjyrosura pas perfundimit të vet fotografisë (kolorizim).

Tema kryesore e veprave të hershme të Dobrës ishte jeta në Kosovë në vitet 60 - fotografitë e para kishin tipare dokumentare. Pasi Dobra erdhi për të studiuar në Çeki, filloi të zhvillojë një stil atistik të vet duke krijuar fotografi me syrealistike, dhe duke punuar më shumë me melankoli, simbolizëm, kontraste midis gjërave të buta dhe të forta. Ato janë tipare, që karakterizojnë veprën kryesore të autorit, e cila vazhdimisht zhvillohet deri në këto ditë.

  1. ^ "List of dissertations at the Department of Cinematography, FAMU Prague". Film Academy of Performing Arts Prague. Marrë më 3 tetor 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur]