Jump to content

Ringjallja (televizion)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Në televizion, një ringjallje është një serial televiziv që rikthehet të prodhojë më shumë episoda pas një periudhe tejet të gjatë jashtë transmetimit, sidomos pas një ndërprerjeje.

Drejtorët ekzekutivë të një rrjeti televiziv mund të vendosin që ta ringjallin një program televiziv kur ndiejnë që ekziston sërish një treg për të. Kjo është një ndër disa strategji programore të cilat i përdorin rrjetet televizive për të korrur më shumë kapital mbi programet e suksesshme; ndër metodat tjera janë spinoff-et, riprodhimi, ribashkimi i aktorëve, filmat televizivë dhe vazhdimet.[1]

Përkundër spinoff-eve, në të cilët televizioni mund të krijojë një serial komplet ndryshe rreth një personazhi apo mjedisi ekzistues, një ringjallje risjell shumicën apo shumë prej rrëfimeve, personazheve, dhe lokaleve të programit origjinal, dhe zakonisht synon t'i zgjidhë rrëfimet harkore që transmetimi origjinal s'ia doli t'i plotësonte, dhe jo sikur një vazhdim ku pasojmë me një rrëfim të ri me ca prej personazheve të njëjtë pasi përfundoi tregimi i serisë së kaluar. Ringjallja ndodh zakonisht dikur pasi ka përfunduar seriali origjinal. Me kontrast, riprodhimet dhe reboot-et mund të përfshijnë shumicën e personazheve origjinalë ndryshe, por shumicën e rasteve luajnë aktorë të ndryshëm rolet e tyre pa i marrë parasysh ngjarjet apo vazhdimësitë që ndodhën gjatë serialit origjinal.[2]

  • Brooks, Tim; Marsh, Earle (2003). The Complete Directory to Prime Time Network and Cable TV Shows 1946–Present (në anglisht) (bot. 8). New York: Ballantine Books. ISBN 978-0-345-45542-0.
  1. ^ Wagmeister, Elizabeth (15 qershor 2015). "TV Revivals Making a Comeback: 'Coach,' 'X-Files,' 'Fuller House' & More". Variety (në anglisht).
  2. ^ "What's driving the resurgence of reboots, remakes and revivals in TV and film". ABC News (në anglisht). 31 maj 2017. Marrë më 28 shkurt 2019.