Rita Petro
Rita Petro | |
---|---|
U lind më | 13 mars 1962 Tiranë |
Kombësia | Shqiptare |
Gjinitë letrare | poezi, prozë |
Rita Petro, e njohur gjithashtu edhe si Rita Filipi (13 mars 1962, Tiranë), autore tekstesh shkollore dhe poete shqiptare.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1980-1984 ka kryer studimet në Universitetin e Tiranës, Dega Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Më 1993-1994 është specializuar në Universitetin e Athinës për Filozofi dhe Kulturë Greke (Philosophical School, Capodistrian University). Që prej vitit 1985 deri në vitin 2000 ka punuar redaktore në Shtëpinë Botuese të Librit Shkollor dhe është aktivizuar në shumë grupe pune për programet, standardet, trajnimet që lidhen me lëndën e gjuhës dhe të letërsisë në shkollë[1]. Në vitin 2000 bashkëthemelon me Latif Ajrullain shtëpinë botuese ALBAS[2] e njohur vecanërisht për botime shkollore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Preshevë si dhe diasporë.
Rita Petro është bashkëautore në tridhjetë e gjashtë tekste shkollore të lëndës së gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Aktualisht është drejtoreshë e botimeve në ALBAS. Rita Petro ka qenë pjesëmarrëse në disa festivale poetike brenda dhe jashtë vendit, e përfshirë në me krijimtarinë e saj në disa revista letrare dhe antologji të letërsisë së sotme botërore, e perkthyer dhe e botuar ne frengjisht nga Edmond Tupja, Ardian Marashi, në gjermanisht nga Hans. J. Lanksch, në anglisht nga Robert Elsie dhe Ukë Bucpapaj, në rumanisht nga Marius Dobrecsu dhe Luan Topçiu, në maqedonisht nga Alush Kamberi.
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Poezi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Vargje te përfolura , Tiranë 1993, botoi Konica
- Shija e instinktit , Tiranë 1998, botoi Toena
- Ketu Poshte kendohet live , Tiranë, 2002, botoi Albas
- Në intimitet...nga Rita, Tiranë, 2006, botoi Albas
- Vrima[3], Tiranë, 2014
- L'Origine, L'Harmattan, Paris, 2015, perktheu në frengjisht Luan Rama
- https://web.archive.org/web/20170820075741/http://www.edituracorint.ro/originea-lumii.html, Originea lumii, București 2016, perktheu ne rumanisht Marius Dobresku dhe Luan Topçiu
- Kënga e turmës, Tiranë, 2016, botoi Albas (https://albas.al/botime/kenga-e-turmes/)
Prozë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lindur së prapthi; Tiranë, 2022, botoi Onufri.
Çmime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Përfaqësuese e Shqipërisë për Çmimin Europian 2024
- Çmimi Kombetar i Bibliofilise - Lumo Skendo, 2014,
- Cmimi i "Karrierrës për krijimtarinë poetike", nga Fondacioni Harpa, 2015
- "Onufri", në Festivalin poetik të Verës, (1999)
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ http://floripress.blogspot.com/2013/11/poezi-ne-floripress-nga-rita-petro.html
- ^ http://www.portalishkollor.al/
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2015. Marrë më 22 dhjetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- http://shqiptarja.com/news.php?IDNotizia=251197 Arkivuar 24 dhjetor 2015 tek Wayback Machine
- https://www.youtube.com/watch?v=hUdWTbGoPjI
- https://web.archive.org/web/20151223214751/http://www.gazetatema.net/web/2015/12/21/rita-petro-ka-disa-qe-fjala-vagine-dhe-penis-i-tremb-mua-jo
- http://www.panorama.com.al/poetika-e-erosit-ne-vellimin-vrima-te-rita-petros/
- http://www.pamfleti.com/botohet-ne-france-libri-vrima-i-rita-petros<nowiki/[lidhje e vdekur]
- http://www.mapo.al/2017/05/me-pellembet-e-hapura-kah-qielli-i-poetes-rita-petro/[lidhje e vdekur]