Jump to content

Rhythm and blues

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga RnB)

Muzika R&B (Rhythm and blues) është një lloj muzike shumë popullore që gërsheton xhazin me blues dhe u luajt për herë të parë nga artistët amerikanë me ngjyrë. Në vitin 1947, kjo lloj muzike kishte hyrë tashmë në tregun muzikor ndërsa emri me të cilin njihet edhe sot iu vendos në vitin 1949. Deri në fund të viteve 1950 , ajo qe bërë e famshme dhe shumë kompani regjistrimi disqesh kishin prodhuar mijëra albume me këtë lloj muzike. Pas kësaj kohe, kjo muzike u përhap dhe nisi të pëlqehej mes te rinjve të bardhë. Koncertet me këtë muzikë ndiqeshin shumë.

Në vitin 1956, kur një grup i njohur muzikës R&B do të jepte një koncert në një sallë me 8 000 vende, në dyert e saj priste një turme prej 50 000 njerëzish. Këngëtari më i shquar jo me ngjyrë që ka kënduar këtë lloj muzike ka qenë Elvis Presley. Në kohën e sotme, me termin R&B quhet një variant i muzikës moderne pop e cila përdoret shpesh edhe nëpër disko.