Robert Burns
Robert Burns | |
---|---|
![]() | |
U lind më | 25 janar 1759 Alloway, Ayrshire, Skoci |
Vdiq më | 21 korrik 1796 Dumfries, Skoci |
Kombësia | Skocez |
Gjinitë letrare | poezi, rryma romantike |
Robert Burns (lindi më 25 janar 1759, në Alloway, Ayrshire, Skoci - 21 korrik 1796, Dumfries, Skoci) djal i William Burns (bujk), ishte më i madhi nga shtatë fëmijët e familjes. Rininë e kaloi duke punuar në fermën e babait dhe, megjithëse ishin të varfër, babai i mundësoi arsimim shumë të mirë duke punësuar një mësues për të dhe dhe për vëllanë e tij më të ri Gilbertin.
Nga mosha 15 vjeçare, i ra barra e punëtorit kryesor në fermë. Për t’i ikur lodhjes, ai i rrekej shkrimit që e bëntë të haroj punën e rëndë dhe të vështirë duke medituar për një botë më të mirë. Në këtë moshë edhe duelën në dritë vargjet e tij të parë, odë për Skotllandën dhe për gratë ; « Nela ime e bukur ».
Kur babai i tij vdiq në vitin 1784, Roberti dhe vëllai i tij e vazhduan bashkërisht punën në fermë. Megjithatë, Robertin më shum e tërhiqte natyra romantike e poezisë dhe femrat (me të cilat pati plotë aventura dhe disa fëmijë jashtëmartesorë nga të cilët edhe bineqët me Jean Armour e cila më vonë do të bëhet bashkëshorte e tij), se sa lëvrimi i tokës. Në këtë kohë, për të ikur nga puna e rëndë, ai planifikoi të largohet drejtë drejt klimës së Antiljeve.
Megjithëse nuk udhëtoi, ai u dha pas pasionit të vet të parë dhe publikoi librin me poezi Poems, Chiefly in the Scottish Dialect, kryesisht në dialektin skocez ku kendon për dashuri të « thyer ». Këto këngë u pranuan shum mirë nga lexuesit dhe nga kritika. Kjo e shndërroi në të përkëdhelurin dhe në krenari të familjes. Me këtë, ai ngriti dorë nga mërgimi dhe filloi të udhëtoj nëpër vendlindje. Kështu mbërrini në Edinburg ku u bashkua me rrethin e shquar të artistëve dhe shkrimtarëve të cilët të prekur nga bukuria e poezisë së tij e pranuan mirë (megjithëse më vonë disa e quajtën « poeti fshatarë ») dhe e pëlqyen punën e tij poetike.
Në mes të viteve 1793 e 1818 iu botua kolekcioni A Select Collection Of Scottish Airs for the Voice në gjashtë volume dhe 114 këngë të tjera popullore. Që nga kjo kohë, filloi të konsiderohet si poet i parë romantik dhe gjithëmonë u shërbeu gjeneratave si inspirim.
Fatkeqësisht, Burns vdiq i ri, në moshën 37 vjeçare nga një sëmundje e zemrës, sigurisht pasojë e lodhjes së tepërt me punët e fermës që nga koha më e hershme. Vdekja e gjeti ditën kur gruaja e tij Jean, lindi djalin e tyre të fundit të emëruar Maxwell. Në varrim morrën pjesë rreth 10.000 vetë. Në këtë kohe, lavdia e tij nuk kishte arritur as nga larg nivelin që e fitoi më pas.
Pas vdekjes së tij, për çdo vjet, për ditëlindje, Skotllandezët nga do ku janë, organizojnë darkë dhe festojnë me krenari poetin e tyre, « haggis » (plënc (plëndës) i mbushur me mish delje), zonjat dhe Whisky-n.
Galeria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Robert Burns statue sculpted by Sir John Steell, unveiled in Central Park, New York in 1880.
Bronze statue of Burns erected in Dundee in 1880. A companion statue from the same cast as the New York statue.
Statue of Burns by Henry Bain Smith 1892, Union Terrace Gardens in Aberdeen
Emanuel Hahn's Robert Burns (1902) in Allan Gardens, Toronto, Canada.
Statue of Scottish poet, Robert Burns in Stanley Park, Vancouver Canada
Statue of Burns erected by Clement Wilson at Eglinton Country Park, North Ayrshire.