Robert Magari
Robert Magari është studiues, inxhinier dhe profesor universitar shqiptar.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Robert Magari ka marrë MS në Statistikë dhe PhD në Statistikë Gjenetike nga Louisiana State University, SHBA. Ai gjithashtu ka mbrojtur disertacionin për ‘Kandidat i Shkencave’ si dhe i është akorduar titulli ‘Profesor’ në Shqipëri. Prof. Magari ka punuar 10 vjet si asistent profesor, profesor dhe përgjegjës i Katedrës së Gjenetikës së Bimëve, Universiteti Bujqësor i Tiranës. Ai ka rreth 25 vjet që punon në industrinë biofarmaceutike dhe mjekësore në SHBA. Aktualisht ai është Drejtor i ‘Biostatistics and Data Management’ në Beckman Coulter Inc., ku drejton një ekip global të lokalizuar në disa shtete të SHBA-së, Kinë dhe Europë. Gjatë punës së tij në Beckman Coulter, Robert Magari ka qënë bashkëpunëtor në shumë produkte diagnostikuese që përdoren gjerësisht sot në laboratorë dhe spitale në mbarë botën, duke përfshirë edhe tre teste për COVID-19. Krahas kësaj, Dr. Magari ka dhënë mësim në statistikë si Adjunct Professor në Department of Statistics, Florida International University, Miami dhe NOVA Southeastern University, Ft. Lauderdale, SHBA. Robert Magari është anëtar bordi i Clinical and Laboratory Standard Institute (CLSI). Në kuadrin e këtij instituti, ai është bashkautor në zhvillimin e disa standardëve për testimet klinike. Dr. Magari ka botuar libra, punime shkencore, referuar në konferenca ndërkombëtare si dhe ka shërbyer si konsulent për disa kompani. Ai gjithashtu është bashkautor në disa patenta për aplikime klinike dhe konsiderohet si një nga figurat kryesore të statistikës së aplikuar në industrinë e diagnostikimeve klinike.[2]
Robert Magari ka shërbyer si kryetar i seksionit të ‘Shkencave të Natyrës’ dhe Krye-redaktor i revistës shkencore AKTET të Institutit Alb-Shkenca.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Historiku – Instituti Alb-Shkenca". Marrë më 2024-11-13.
- ^ Mustafa Ibrahimi (red.) Instituti Alb-Shkenca ndër vite 2002-2023 (Monografi), fq. 78, ISBN 9789951518208