Roberta Cowell
Roberta Elizabeth Marshall Cowell (lindur në 8 prill 1918- 11 tetor 2011) ishte e njohur për pjesëmarrjen në garat e makinave si dhe pilote gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ajo konsiderohet si gruaja e parë britanike trans që iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për ndryshimin e seksit.[1]
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Roberta Cowell lindi me emrin Robert Marshall Cowell, një prej tre fëmijëve të gjeneralit Ernest Marshall Cowell (1886-1971) dhe e Dorothy Elizabeth Miller (1886-1962).
Zoti Ernest ishte një kirurg i mirënjohur, i cili shërbeu si mjek për forcat ushtarake gjatë Luftës së Parë Botërore si dhe gjithashtu shërbeu në infiermeri midis dy luftërave. Gjtaë Luftës së Dytë Botërore ai shërbeu në ushtri duke drejtuar shërbimin mjekësor për forcat ushtarake në Afrikën Veriore nga 1942 deri në 1944.[2]
Roberta Cowell u regjistrua në gjimnazin Whitgift School, një shkollë shtetërore në Croydon. Crown e braktisi shkollën në moshën 16 vjeçare për t'iu bashkuar forcave ajrore, duke u shndërruar në pilote (edhe pse ende në provë) në 4 gusht 1936. Cowell nisi trajnimin e plotë si pilote profesionale por u shkarkua për shkak të kushteve mjekësore.
Në 1936 Cowell nisi të studiojë inxhinieri në Universitetin e Londrës.
Tranzicioni gjinor dhe kirurgjia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Prej 1950 Cowell nisi të merrte doza të mëdha estrogjeni, por ende jetonte nën identitetin e një djali. Ajo nisi të shoqërohej me Michael Dillon, një mjek i cili ishte personi i parë trans britanik që ndryshon seksin. Ajo e kishte lexuar këtë fakt në dorëshkrimin e Dillon “Vetvetja: Një studim në Endokrinologji dhe Etikë". Ky punim propozonte se individët duhet të gëzojnë të drejtën për të ndryshuar seksin, të pasurit të trupit që dëshirojnë të kenë. Të dy krijuan një miqësi të fortë. Si mjek që ishte, Dillon zhvilloi një ndëryrje kirurgjikale tek Cowell që konsistonte në heqjen e një prej testikujve. Kjo ndërhyrje u zhvillua në rrugë të fshehtë pasi procedura asokohe ishte ilegale në Britaninë e Madhe dhe asnjë kirurg nuk pranonte të zhvillonte një kirurgji të tillë.
Cowell më vonë kontaktoi me një spital privat, ku foli me një gjinekologjist dhe arriti të marri prej tij një dokument ku thuhej se ajo ishte interseks. Ky dokument e lejoi atë të lëshonte një certifikatë të re lindjeje, duek e ndryshuar seksin nga mashkull në femër. Ajo arriti të performonte kirurgjinë vaginoplastike në 15 maj 1951. Operacioni u realizua nga Sir Harold Gillies, i njohur ndryshe si babai i kirurgjisë plastike,[3] me anën e asistencës së kirurgit amerikan Ralph Millard. Gillies kishte operuar më parë për kirurgjinë e ndryshimit të seksit Michael Dillon, por vaginoplastika ishte asokohe një procedurë ende novatore dhe e re, të cilën Gillies e kishte realizuar në formë eksperimentale vetëm në kufoma.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^
Bell, Matthew (27 tetor 2013). "'It's easier to change a body than to change a mind': The extraordinary life and lonely death of Roberta Cowell". The Independent. Marrë më 27 tetor 2013.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Cowell, Major-General Sir Ernest Marshall (1886–1971)". Welcome Collection. Marrë më 5 gusht 2011.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Walter Ernest O'Neil Yeo – One of the first people to undergo Plastic Surgery". The Yeo Society. 28 gusht 2008. Arkivuar nga origjinali më 28 korrik 2018. Marrë më 1 qershor 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)