Roberto Saviano

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Roberto Saviano ka lindur ne Napoli më 1979. Shkruan në organet e shtypit "L'Espresso" dhe "La Repubblica". Ka qenë pjesë e Observatorit per Kamorrën dhe mungesën e ligjshmërisë dhe ka bashkëpunuar me gazeta e revista të ndryshme letrare, ndër të cilat "Nuovi Argomenti", "Lo Straniero" dhe "Nazioneindiana.com".

"Gomorra", libri i tij i parë (çmimi Viareggio, Opera Prima 2006, çmimi Siani), është përkthyer në mbi 30 gjuhë të botës. Që nga viti 2006 jeton i mbrojtur nga një eskortë, për shkak të grupeve mafioze që ka denoncuar. ZeroZeroZero është libri i tij i fundit që po përkthehet në shumë gjuhë të botës.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]