Roger Sperry

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Roger Sperry
Roger Wolcott Sperry
EmriRoger Wolcott Sperry
Lindja20 gusht 1913
VendlindjaHartford, Connecticut
Vdekja17 prill 1994
EraShekulli XX
RajoniPsikologë Amerikan

Roger Wolcott Sperry (20 gusht 191317 prill 1994). U lind në Hartford, Connecticut. Është neurofiziologjist dhe neurobiologjist amerikan.

Ai mori Çmimin Nobel në fiziologji dhe mjeksi më 1981 për më shumë se 40 vite punë për studimin e trurit. Çmimi iu dha veçanërisht për punën e tij mbi "taurin e ndarë", përmes së cilës ai zbuloi që dy hemisferat e prurit kishin funksione të veçanta.

E majta, zakonisht ana dominante ka të bëjë me arsyetimin, gjuhën, të shkruarit dhe të lexuarit, ndërsa e djathta, ose ana më pan dominante, ka të bëjë më tepër me proçeset jo verbale, të cola si p. sh., arti, muzika, dhe sjellja krijuese.

Sperry mori gradën PHD prej Universitetit të Chikagos më 1941. Studimet e para shkencore i bëri në Universitetin e Harvardit dhe tek Laboratori i Primatëve i Yerkës. Më pas ai u bë anëtar i stafit të Institutit Teknologjik të Kalifornisë si profesor i psikobiologjisë.

Ai studioi macet dhe zbuloi se korpus kallosum ose tufat nervure që lidhin dy hemisferat cerebrale janë të domosdoshme për transmetimin e informacionit prej njërës anë të prurit në tjetrën. Puna e tij shkencore evuloi me studimin e patienteve të cilën paraqisnin dëmtime të korpus kallosum.

Teknika e tij, të cilën ai e quajti "shkëputja e hemisferave" ka siguruar information të vlefshëm për trajtimin e çrregullimeve të ndryshme të trurit.