Roland Berzani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Roland Berzani lindi në vitin 1965, ndërsa në vitin 1973 mbaron shkollën e mesme të përgjithshme ushtarake “Skënderbej”. Në vitin 1986 mbaron Akademinë Ushtarake në degën radio-zbulim. Në vitin 1998 (për 12 muaj), kryen një kurs special profesional dhe kursin e avancuar të zbulimit pranë shtabit të ushtrisë amerikane. Më 1994-ën mbaron kursin e trajnimit të DIAS në Tiranë, trajnimin disamujor të CIA-s për luftën kundër terrorizmit, ndërsa në vitet 2003-2005 ka kryes kualifikimin pranë Akademisë së Mbrojtjes “Spiro Moisiu!”

Në janar-korrik 2000 ka qenë analist në Qendrën e Analizave të Shtabit të Forcave Ndërkombëtare (SFOR) në Sarajevë e Bosnje-Hercegovinë, ndërsa në muajt prill-tetor 2003 ka qenë oficer koordinator në operacionin “Liria e Irakut!” në Mosul.

Ka marrë pjesë në stërvitjet shumëkombëshe ”Filipos-94” në Greqi, Promitheas 1995, 1997” në Greqi, ”Nev Spirit -96 në Greqi, ”Cooperative Ospary 2001” në Kanada, ”Cooperative Nuuget 2002” në Suedi e SHBA etj..

Ka kryer këto detyra: Specialist e drejtues radio-zbulimi në Ministrinë e Mbrojtjes; shef i drejtimit të Greqisë për zbulimin (1986-1994); analist i drejtimit ”A” në Drejtorinë e SHIU-t; analist i SFOR-it në Sarajevë më 2002-shin, detyra të tjera në ministri e në janar-tetor 2005 drejtoi trupat tona në operacionet ushtarake ”Liria e Irakut” në Irak.