Rozi Theohari
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Rozi Theohari i botoi vjershat dhe prozat e veta qysh në vitet ’60 në gazeta e revista të ndryshme si “Drita”, “Hosteni”, “Shqiptarja e re”, “Fatosi” etj. Ka lëvruar vjershat humoristike e tregimin humoristik si për të rriturit, ashtu dhe për fëmijet. Për lexuesin e rritur ka botuar disa libra: “Telashe nga emancipimi” (1969), “Në mungesë të gruas sime” (1973), “Shoku Ndriçim hapi kasafortën” (1977), “Pa diagnozë” (1978), “Teto Kalina” (1990). Në vitin 1987 ka shkruar skenarin e filmit artistik “Familja ime.” Për lexuesit e vegjël ka botuar dy përmbledhje me tregime. Rozi emigroi ne Amerikë në vitin 1994 me familjen e saj. Përvec dy fakulteteve, atij Ekonomik dhe të Historisë e të Filologjisë, të kryera në Universitetin e Tiranës, në vitin 2000 ajo perfundoi me sukses e u diplomua nga North Shore Community College në Lynn, Mass, USA, në degën “Artet Liberale.” Emri i Rozi Theoharit u vendos në Librin e Nderit “The National Dean’s List”, 1997-1998, si studente e dalluar dhe e nderuar e kolegjeve amerikane. Që prej 13 vjetësh në Amerikë vazhdon të jetë anëtare e shoqërisë së nderit “Phi Theta Kappa”. Në vitin 2002 ajo botoi në anglisht vellimin me poezi “Tëo Halves”, në vitin 2003 botoi në anglisht e shqip poemën “Rozafat”, në vitin 2004 romanin “Lajthitje dimërore”, në vitin 2005 librin “Mbi thinja fryn erë”, ne vitin 2006 librin publicistik “Jehona Skënderbegiane”, në vitin 2007 vëllimin poetik “Rozafa’s Tears On The River Drina” në tri gjuhë, anglisht, rumanisht dhe shqip, në vitin 2008 librin “Më shumë se një jetë”. Rozi vazhdon një aktivitet të mirë letrar në USA. Ajo është anëtare e Shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë dhe boton në revistën “Pena” të kësaj shoqate. Po ashtu, boton në gazetën shqiptaro-amerikane “Illyria” dhe në gazetat amerikane, si dhe merr pjesë në aktivitetet kulturore të shtetit të Massachusettsit etj. Për vitin 2005 Rozi Theohari është nderuar nga Shoqata e shkrimtarëve shqiptaro-amerikanë me çmimin “Pena e Artë” për librin “Mbi thinja fryn erë”. Rozi Theohari në vitin 2006 fitoi Honour Prize në Konkursin Letrar Ndërkombëtar të “Maison Naaman Pour la Culture”, duke u bërë dhe Anëtare Nderi e kësaj shoqate.
Katër libra të Rozit ndodhen në Bibliotekën e Kongresit Amerikan në Vashington DC. Vdiq në Boston me 13 Dhjetor 2014.