Rrëfenja nga Amerika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rrëfenja nga Amerika (Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim) me Autor Pëllumb Kulla. Shtëpia botuese "Arbëria", viti i botimit 2003. Faqet e librit 296.

Autori nuk na rrëfen krejt Amerikën. Atij i kanë interesuar vetëm ato copëra Amerikë, ajri i të cilave rrethon kolonët shqiptarë të atjeshëm, personazhe të vërtetë që i ka zili çdo letërsi, të cilët si miu kungullin, kanë tërhequr e ndryrë nëpër kontinentin e largët të djeshmen e përbashkët me mëhallat e fshatrat e tyre ballkanomesdhetarë, kulinarinë, heronjtë variabël, parullat e socializmit, të folmet e veta me erëza pikante e beharna të vjetra orientale, përfytyrimet e tyre italo-televizive mbi të sotmen. Aty sillen veç amerikanëve joshqiptarë, edhe shqiptarët dhe qeveritë në mërgim të shqiptarëve, mimetizmi i tyre kulturor e fetar, raportet e tyre me SIDA-n, demokracinë, racizmin...