Jump to content

Rrjeti lokal pa tela

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Rrjeta lokale pa tela)

Një rrjet lokal pa tela (Anglisht: Wireless LAN, WLAN) është një rrjet kompjuterik me valë që lidh dy ose më shumë pajisje duke përdorur komunikim pa tel për të formuar një rrjet lokal (LAN) brenda një zone të kufizuar si një shtëpi, shkollë, laborator kompjuterësh, kampus ose ndërtesë zyre. Kjo u jep përdoruesve mundësinë të lëvizin brenda zonës dhe të mbeten të lidhur me rrjetin. Nëpërmjet një porte, një WLAN mund të sigurojë gjithashtu një lidhje me internetin më të gjerë.

LAN-et me valë të bazuara në standardet IEEE 802.11 janë rrjetet kompjuterike më të përdorura në botë. Këto zakonisht quhen Wi-Fi, e cila është një markë tregtare që i përket Aleancës Wi-Fi. Ato përdoren për rrjetet e shtëpive dhe zyrave të vogla që lidhin së bashku kompjuterët laptop, printerët, telefonat inteligjentë, televizorët në internet dhe pajisjet e lojërave me një ruter wireless, i cili i lidh ata me internetin. Pikat e nxehta të ofruara nga ruterat në restorante, kafene, hotele, biblioteka dhe aeroporte u lejojnë konsumatorëve qasje në internet përmes pajisjeve portative me valë.

Përparsitë dhe të metat e WLAN

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përparsitë që ofron WLAN janë që nuk duhen kablat të shtrihen dhe instalohen.

WLAN ofron flexibilitet dhe mobilitet. Kësi soji shfrytëzuesit që përdorin Notebook mund të lëvizin të lirë dhe nuk janë të mvarun nga prizat e rrjetës. Në metropolet e sotme por edhe në aeroporte dhe hotele me ndihmën e të ashtë quajturve Hotspots, mundeni të surfoni dhe komunikoni pa ndonjë problem. Info: Hotspot quhen pikat ku mundeni të qaseni nëpërmjet WLAN në Internet.

Por kujdes gjatë surfimit mundeni të ju kushtoj shtrenjt. Së pari kontrolloni çmimet dhe ofruesit e WLAN.

Të metat e WLAN janë që IEEE.11b mund të transferon Datat vetëm me një shpejtësi prej max. 11 Mbit/s. Me rritjen e shfrytëzuesve tek WLAN kjo performanc bie dukshëm. Një problem tjetër nuk janë stabile sikurse LAN. Nëse vie deri tek pengesa e WLAN sinjalit ndërprehet transferimi i Datave. Pengues janë edhe Radar stacionet e ushtrisë apo satcionet që punojnë me frekuenca të ngjajshme, trafostacionet elektrike etj.

Materialet që pengojnë dhe janë shkaktarë për humbjen e sinjaleve të WLAN janë si më poshtë :

Materiali ndërtues Humbja e performancave
Dru, gips, qelq E ulët
Ujë, muri prej gurëve E mesme
Muret masive, të betonuara E lartë
Metal masiv Shumë e lartë

Një ndër pikat më të dobëta tek WLAN është siguria.

Tek LAN një Hacker duhet që në njërin skaj të kabllës së rrjetës të së paku të ketë një lidhje ose një lidhje në LAN të shfrytëzon pa u hetuar. Kurse WLAN nuk posedon ndonjë fund të kabllës por dërgon Datat me valë në të gjitha drejtimet. Me fjalë të tjera gjdo Computer që kontakton nëpërmjet një WLAN karte teknikisht munden Datat të shihen dhe pranohen. Disa medoda më e njoftuna për përgjimin e WLAN rrjetave janë :

Wardriving

Realizohet me një Notebook që ka të instaluar një Tool për analizimin e rrjetave. Nëse Notebook-in tuaj përforconi edhe me një antenë externe rritet edhe distanca për përgjimin e WLAN-rrjetave. Wardriving nuk është një metodë atakuese dhe nuk denoheni nëse përgjoni ndonjë WLAN-rrjetë. Kjo është baraz sikurse dyert dhe dritartet e shtëpisë tuaj lerni hapun e dikush shikon në shtëpinë tuaj por nuk dëmton apo merr diçka.

Eavesdropping

Një medodë tjetër për atakimin e WLAN-rrjetave është Eavesdropping=përgjim. Sulmuesi së pari kontrollon sigurin e një WLAN-rrjete dhe pastaj me një Program përgjues (Sniffer-Tool) mundet të gjitha Datat të spiunon. Kjo është ana negative e Sniffer-Tool-ve,

Denial of Service

Sa i përket rrjetave nuk kemi vetëm spiunimin por edhe sabotimin e këtyre rrjetave. DOS shkurtesa qëndron për Denial of Service që me anë të këtyre atakeve shkakërrohet plotësisht një LAN apo WLAN-rrjetë.

Hi-Jacker

Me siguri ndoshta keni krijuar një Internet lidhje (ICS) të përbashkët në rrjetën tuaj që të mund edhe shfrytëzuesit tjerë pa ndonjë vështërsi të munden të qasen në Internet. Por ndosha nuk keni menduar për sigurinë që edhe shfrytëzuesit tjerë munden të qasen në rrjetë tuaj. Së pari këto surfues që shfrytëzojnë rrjetën tuaj, vërtetojnë qarkullimin e Datave deri sa të shohin Computer-in apo më mirë me thanë IP-address-ën që drejton Frames.

Pastaj këto surfues të padëshiruar këtë IP-address vendosin në Notebook-in e tyre si Gateway ku dotë munden të surfojnë me shpenzimet tuaja.