Jump to content

Rrotulluesi kosovar pa xhufkë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rrotulluesi kosovar pa xhufkë
  • Emri : Ruleri kosovare(pa xhufkë) - Kosova roller
  • Grupi: Pëllumbat tumlorë
  • Shoqatat/klubet:Nuk ka klub special
  • Nr. i standardit evropian. Nuk është i regjistruar
  • Madhësia e unazës: 07

Kultivimi dhe gjeneza i këti lloji të tumlave është Kosova. Ka ardhur si rezultat i kryqëzimit të Akrobatikëve të Prishtinës dhe Ruljes Kosovare. Pasi që Akrobatiku I Prishtinës është pëllumbi më i popullarizuar në Kosovë ai është kryqëzuar edhe me raca tjera të Kosovës për të krijuar lloje dhe forma të ndryshme të akrobacioneve. Kjo ndoshta është edhe esenca kryesore e cila Akrobatikun e Prshtinës e bënë ndër më të mirit e cila me të vërtetë është një makin fluturuese. Në fillim ka ardhur si një kryqëzim spontan dhe pa ndonjë qëllim tkrijimit të një race të re. Pas që Akrobatiku I Prishtinës i posedon disa varianta të rrotullimeve, rrotullimi Pjatë (rreth unazorë), Rrotullimi spirale dhe Lëshimi fletë (gjethorë) kryqëzimi i ti me Rulen Kosovare e sjelli një rezultat shumë të dëshiruar. Këto kombinime spontane ishin aplikuar me vite ku erdhi deri te krijimi i një race të re e cila gjithashtu është e standardizuar, krijimi i Rulerit Kosovar (Kosova Roller). Rulerin Kosovar e gjejmë të parqitur te adhuruesit e pëllumbave rrotullues dhe është mjaftë i përhapur në vendin tonë. ka një rrotullim specifik i cili mund të ishte në mes të Rulave Kosovare, Birmingham Roller dhe Akrobatikëve të Prishtinës. Rrotullimi bëhet në formen e germes "O", për disa herë me radhë dhe pastaj rrotullon nga ana e ndonjërit prej krahëve (rrotullon në krahë). Nga Akrobatiku i Prishtinës e ka të trashiguar metoden e fluturimit i cili nuk fluturon në grupe, kurse mënyra e rrotullimit më tepër i përngjanë Rulave Kosovare. Germa "O" shprehet edhe te Rollerat anglez, Birmingham Roller mirpo këta të fundit rrotullimin e bëjnë shumë më të shpejtë dhe fluturojnë në grupe. Rrotullimi bëhet si një cirkël rrotullues; rrethi I plotë që bënë rrora gjatë lëvizjes. Nuk gjendet në regjistrin e standardit Evropian pasi që Kosova nuk ka qen shtet dhe si e tillë nuk ka pasur të drejtën e prezentimit të të racave kosovare.Ka një fluturim të bukur dhe mund të fluturoj edhe disa orë të tëra. Për derisa është në lartësi nuk rrotullon por rrotullimet i fillon kur të vie në një lartësi prej 150 deri në 250 metra afër kulmit të shtëpis. Vetit rrotulluese i ka që në prag të fluturimeve të para. Të vegjëlit e tyre jan gati të dalin në fluturim dhe tash e kan kaluar një jav jashta ambientit të mbyllur, jan gati për të fluturuar në grupin e pëllumbave drejtë qiellit. Pas disa dite të ushtrimeve( fluturimit në qiellin e hapur) Të vegjëlit e tyre fillojn të tregojnë vetit e tyre trashiguese. Ata fllojn të pushojnë në bisht ( lëshohen në bishtë) dhe kështu ata vien nga disa metra te poshtë dhe përsëri flurturojnë drejtë qiellit. Kjo është shenja e parë për të dëshmuar trashigimin e tyre të rrotullimit. Pas një muaji zogjët fillojnë të rrotullohen, por këtu kemi edhe përjashtime sepse disa mund të fillojn rrotullimin edhe më heret.

Ndërtimi trupor:

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka një madhësi të mesme duke u bazuar në standardin e përgjithshë të pëllumbave me një gjoks të fuqishëm dhe me trup të qëndrueshëm dhe elegant. Kokën e mban mesatarishtë të ngritur dhe është mjaftë temperamentë. Është i një madhësie mesatare prej 33 deri në 36 centimetra. Krahët i ka të gjatë, dhe ata përfundojnë 2 cm pa u barazuar me bishtin. Krahët nuk guxojnë të shtrihen ndër bisht).Këmbët i ka të mesme dhe stabile, gjoksin e gjër dhe të qëndrueshëm dhe mban një qëndrim horizontal të trupir.

Përshkrimi i racës:

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është i hollë i fuqishëm dhe me një ballë koke të rrafshët dhe pa xhufkë.

Sytë: Sytë i ka të theksuar dhe ngjyrë të bardhë (qumësht).

Sqepi: Sqepi është mesatrishtë i gjatë dhe ka ngjyrën sipas trupi të pëllumbave.

Qafa: Qafën e ka të mesme të shtrënguar dhe të ngritur lartë dhe me një eleganc specifike.

Gjoksi: I gjerë dhe i hedhur para.

Shpina: E rrafshët dhe e pjerrtë deri te bishti.

Krahët: Krahë të gjatë dhe të qëndrueshëm të cilët qëndrojnë mbi bishtin e ti.

Bishti: Vazhdon nga vija e shpinës dhe numëron 12 pupla të gjata dhe të gjera.

Këmbët: Të mesme dhe pa pupla.

Pupulat: Ka një shkëlqim mesatar të puplave. Sikurse edhe te pëllumbat e racave tjera edhe kjo racë shkëlqimin metalik e ka të theksuar në gushën e ti.

Gabime eventuale: Kur ka një trup të dobët apo të shkurtë, kur e ka sqepin e shkurtë apo shumë të gjatë dhe nësu nuk rrotullon.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]