Pëllumbat e Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kjo faqe dokumenton llojet e pëllumbaveKosovë.

Pëllumbi ilir
Pëllumbi ilir (Columba illyrica)
Duneku i Prishtinës (Akrobatiku rrotullues)
Rrotulluesi kosovar me xhufkë
Rrotulluesi kosovar pa xhufkë
Pëllumbi i Pejës
Murra gjakovare

Racat e Pëllumbave të Kosovës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në kuadër të Pëllumbave të Kosovës më së shumti dallohen këto raca të tyre:

  • Pëllumbi ilir
  • Akrobatiku i Prishtinës – Duneku i Prishtinës
  • Rrotulluesi kosovar me xhufkë - Kosova tumbler
  • Ruleri kosovar pa xhufkë – Kosova roller
  • Gjylja kosovare – Kosova mowchen
  • Ballukja Pejane
  • Murra Gjakovare
  • Kuta e Prizrenit
  • Kutat Batalle
  • Qubaliat e Vushtrrisë - Kaqurotat Lartëfluturues

Pëllumbi ilir[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pëllumbi Ilir (Columba illyrica, Archangel, Gimpel) bën pjesë në grupin e pëllumbave me ngjyra dhe është ndër pëllumbat më të lashtë të Evropës.[1] Është kultivuar në të gjithë territorin e Ilirisë. Nga gërmadhat ilire jan gjetur shumë figura dhe vizatime shpendësh të cilat mund të jenë emitim i pëllumbit ilir - engjëlleshës ilire. Vlen të përmendet Pëllumbesha e Vuqidollit (vucedolska golubica) e gjetur në vendpunishtën e Vuqidollit të quajtur Gradac. Vuqidolli është një vendbanim 5 km në afërsi të qytetit VukovarKroacisë. Është një skulpturë e një pëllumbi e gjetur në vitin 1938. Mendohet se është punuar 2000 deri në 3000 vite p.e.s.

Figura është e ndërtuar në një stil religjioz dhe është një simbol i civilizimit evropian. Pëllumbesha është e gjatë 19,5 cm dhe duket të jetë një pëllumb i cili është kultivuar në Evropë para 4500 viteve dhe është figura më a vjetër e pëllumbave e gjetur në Evropë.

Akrobatiku rrotullues - Prishtina Tumbler[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Akrobatiku rrotullues (Dunek- Prishtina Tumler) në gjuhën popullore i njohur me emrin - Duneku i Kosovës prezenton racën më të avansuar të rrotulluesve në Botë. Ka një rrotullim specifik rreth boshtit trupor të mbyllur dhe elegant e cila nga poshtë të jep pamjen e një pjate rrotulluese (rrethore) me një vrimë në mes.[2] [3]

Rrotulluesi kosovar me xhufkë - Kosova Tumbler[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kultivimi dhe gjeneza i këti lloji të tumlave është Kosova. Është pasardhës i pëllumbit Ilir (Columba Ilirica) me një kryqëzim të ti me rrotulluesit turk (Takla). Nuk dihet saktësishtë se kur ka filluar të kultivohet ky lloj i tumlave, mirpo kjo lidhet me ardhjem e turqëve në Ballkant ë cilët kishin me vete lloje të ndryshme të pëllumbave për argëtimin e tyre.

Jeton në të gjitha anët e Kosovës dhe në trajtën popullore quhet Talkagjyn që vie nga fjala turke takla – rrotullues, cirkël rrotullues; rrethi i plotë që bënë rrora gjatë lëvizjes. Nuk gjendet në regjistrin e standardit Evropian pasi që Kosova nuk ka qen shtet dhe si e tillë nuk ka pasur të drejtën e prezentimit të të racave kosovare.

Ruleri kosovar pa xhufkë - Kosova Roller[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kultivimi dhe gjeneza i këti lloji të tumlave është Kosova. Ka ardhur si rezultat i kryqëzimit të Akrobatikëve të Prishtinës dhe Ruljes Kosovare. Pasi që Akrobatiku i Prishtinës është pëllumbi më i popullarizuar në Kosovë ai është kryqëzuar edhe me raca tjera të Kosovës për të krijuar lloje dhe forma të ndryshme të akrobacioneve. Kjo ndoshta është edhe esenca kryesore e cila Akrobatikun e Prshtinës e bënë ndër më të mirit e cila me të vërtetë është një "makinë fluturuese."[4][5]

Ballukja pejane - Pëllumbi i Pejës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pëllumbi i Pejës, i njohur ndryshe edhe si Ballukja Pejane, është një racë e pëllumbave të Kosovës.[6]

Ballukja Pejane e ka marrë emrin ngase i ka të zhvilluara puplat e përparme mbi kokë. Fjala balluke spejgohet si një tufë flokësh të gjata, që bie mbi ballë; tufa e ballit; flokët, balluke të gjata (të dredhura), balluket e ballit, kreh balluket, hedh balluket prapa. Ky përshkrim i përshtatet më së miri pëllumbit të bukur të Pejës i cili me shekuj është i njohur si Pëllumbi i Pejës.

Murra /Mura gjakovare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Murra e Gjakovës ose Murra gjakovare është një racë e pëllumbave e cila mbarështohet në Kosovë, kryesisht në Gjakovë dhe në rajonet përreth. Murra gjakovare është raca më specifike në Kosovë. Është pëllumb autokton me një pamje karakteristike dhe si i tillë është ruajtur me një fanatizëm të veçantë në rajonin e Gjakovës. Sipas gojëdhanave ky pëllumb kultivohet me shekuj në Gjakovë dhe rrethin dhe se karakteristika e ti është ngjyra e bardhë në gjithë sipërfaqen e trupit, me kokë të murrme dhe në disa raste edhe shpinën mund ta ketë të murrme dhe atë në mesin e dy supeve si një trekëndësh. Nuk dihet se cilat raca janë kryëzuar për përfitimin e kësaj bukuroshe gjakovare.[7]

Gjylja kosovare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjylja kosovare (Mövchen) hyn në grupin e pëllumbave me form dhe janë pëllumba të vegjël. Zanafilla e tyre fillon nga Azia dhe pikërsihtë gjeneza e saj duhet kërkuar te gjylia Anatolie pasi që ajo është edhe stërgjyshi i të gjitha llojeve të gjyliave të cilat deri më sotë jan të njohura në Evropë. Gjylia Anatolier ka ardhur në Evropë rreth viteve të 1700 –ta. Anatolier ështv ruajtur deri më sotë në formë të pa ndryshuar mirpo nga kjo rrjedhin lloje të shumta të gjyliave duke e kryqëzuar atë me raca tjera me sqep të shkurtë. Edhe Gjylia kosovare ka ardhur si një kryqëzim në mest të racës Anatolier dhe pëllumbave autokton të Kosovës. Në vendin ton gjylia zakonishtë është përdorur për fluturin për shkak të karakteristikave fluturuese. Emri gjyli vjen nga fjala gjyle (Lëmsh i rrumbullakët prej guri a prej metali, që përdorej në topat e vjetër si predhë apo rruzull metali me peshë të caktuar, që përdoret në garat sportive për ta hedhur me shtytje. Mendohet se Gjylia në Kosovë ka pasur formën e sotit që nga shekulli i 19.[8][9][10]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ www.raceduen.dk
  2. ^ VideoYouTube
  3. ^ VideoYouTube
  4. ^ Pëllumbat e Kosovës (3)YouTube
  5. ^ Pëllumbat e Kosovës (2)YouTube ,
  6. ^ Pëllumbi i Pejës (Ballukja Pejane)
  7. ^ Murra gjakovare (Pëllumbat e Kosovës)
  8. ^ Gjylja kosovare (RacingPigeOnKosova)
  9. ^ Gjylja e Kosovës (Rrotulluesi Dardan)
  10. ^ Gjylja e Kosovës

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]