Pëllumbi ilir
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
Pëllumbi Ilir (Columba Ilyrica; emri i regjistrimit: Archangel, Gimpel; grupi: Pëllumbat me ngjyra; nr. i standardit evropian: 402; madhësia e unazës:07) Bën pjesë në grupin e pëllumbave me ngjyra [1] dhe është ndër pëllumbat më të lashtë të Evropës. Është kultivuar në të gjithë territorin e Ilirisë.
Nga gërmadhat ilire jan gjetur shumë figura dhe vizatime shpendësh të cilat mund të jen emitim i pëllumbit ilir - engjëlleshës ilire. Vlen të përmendet pëllumbesha e vuqidollit (vucedolska golubica) e gjetur në vendpunishtën e vuqidollit të quajtur gradac. Vuqidolli është një vendbanim 5 km në afërsi të qytetit vukovar të Kroacisë. Është një skulpturë e një pëllumbi e gjetur në vitin 1938. Mendohet se është punuar 2000 deri në 3000 vite para lindjes së Krishtit. Figura është e ndërtuar në një stil religjioz dhe është një simbol i civilizimit evropian. Pëllumbesha është e gjatë 19,5 cm dhe duket të jet një pëllumb i cili është kultivuar në evrop para 4500 viteve dhe është figura më a vjetër e pëllumbave e gjetur në Evropë.
Nuk dihet saktësishtë se për cilin pëllumb është fjala, mirpo nga pamja ka ngjashmëri të mëdha me pëllumbin ilir. Vlen të përmendet edhe rrethet e vogla unazore të veshëve (vathët ilir) të gjetura në trebenishte të ohrit. Jan rrethe të vogla veshësh të punuara prej metali (ari) të cilët shërbenin për zbukurimin e veshëve të gruas ilire. Edhe këta zogjë të bukur kan marr emra të ndryshëm, nga pamja e tyre duken se janë një zbukurim dhe emitim i pëllumbit ilir. Figurat e paraqitura në këta vathë janë shumë të ngjashëm me pamjen, ngjyrat dhe përmbajtjen e pëllumbit ilir i cili duket me një qëndrim të lartë të kokës dhe shpina vertikale e cila bashkohet me bishtin ashtu duke mos e humbur vetikalitetin e saj. Duket mjaftë mirë xhufka mbi kokë dhe ngjyrat ari në tër trupin e tyre dhe krahët e zi, kjo është karakteristika kryesore e pëllumbave ilir edhe në ditët e sotit.
Në mitologjin popullore sin jë tërësi e miteve të popullit pasqyrohet në mënyrë fantastike ndërgjegja e njerëzve të periudhës së më hershme të jetës së popullit tonë. Këto ishin përpjekje për të shpjeguar dukuritë e pakuptueshme të natyrës e të shoqërisë dhe si një nga elementet e çdo feje. Edhe në periudhat e më vonëshme shpendët patën një rëndësi të posaçme dhe gjithashtu i gjejmë në shkrime, këngë popullore, piktura dhe skulptura.
Pëllumbi në disa raste paraqitet edhe si një mëkat.
Kjo ndëgjohet shpesh nga fjalët popullore se " është gjynah ta mbash pëllumbin". Është mëkat ta kultivosh pëllumbin. Ndoshta kjo mund të jetë një mitologji e lashtë që nga periudha ilire ku pëllumbin ilir e konsideronin si engjëllor.
Pas pushtimit të trojeve ilire nga perandoria romake po thuajse çdo gjë kishte marur një kahje tjetër. Tash më ilirët bënin një jetë të robëruar dhe merreshin vetëm me bujqësi dhe blegtori. Romakët e zbuluan pëllumbin ilir i cili ishte i pa njohur për ta. Pëllumbi kishte xhufkë me maje dhe kishte ngjyra fantastike me shkëlqim metalik të cilat nuk ishin parë deri atëher. Duke parë rëndësin simbolike të këti pëllumbi, romakët e morën dhe e kultivuan më tutje duke ia dhënë emrin columba illiyrica që në shqip don të thotë pëllumbi ilir. Sikurse grekët të cilët i morën dhe i përvetësuan perëndit pellazge si zeusi aferdita, ethina, thetis ari e të tjera të cilat nuk mund të jen perëndi greke pasi keto fjale nuk kane asnje kuptim në greqisht, por në një gjuhë tjetër, gjuhën shqipe. Ashtu edhe romakët e përvetësuan gudinën zana dhe pëllumbin columba illyrica. Pëllumbin ilir e kultivuan më tutje dhe romakët ishin të parët të cilët e shpërndajtën më tutje në evrop dhe azi. Emri i pëllumbit ilir mbeti i pa ndryshuar, por me arritjen e ti në angli dhe gjermani, ata i dhanë emra archangel në angli dhe gimpel në gjermani. Pas përhapjes së krishtenizmit në botë, shumë shpejtë ai ishte përqafuar nga romakët dhe përmes tyre gjithashtu shumë shpejtë deportoj edhe te ilirët.
Ndërrimi i besimit i cili në fillim ishte shumë i ngadalshëm sjelli si rezultat edhe ndryshimin e kulteve dhe simboleve të vjetra. Edhe pse ndryshimi ishte i theksuar në legjendat dhe mitet e ilirëve disa nga ato jetonin edhe më tutje. Disa nga ato mite i gjejmë edhe sotë si syri ikeq, perëndesha zana, gjarpri i shtëpisë, legjenda e shpendëve e të tjera. Pasi krishtenizmi e kishte përfshir territorin përreth Adriatikut, pjesa administrative dhe organizative e popullatvs ishte bërë kisha. Pëllumbi ilir ishte përvetësuar dhe kultivuar në kishat krishtere si një pëllumb engjëllor. Kishat në kosovë datojnë të jenë të ndërtuara rreth viteve 345 pas Krishtit. Përqafimin e krishtenizmit nga ilirët e vërteton edhe at Nikolle Marku në një letë, kisha e "Shën Mërisë" Elbasan rreth ortodoksisë dhe krishterimit ne Kosove.
Pjesë nga letra :
krishterimi nuk ka qenë vetëm i bizantit, por igjithë viseve nga lindja në perëndim. Dokumentet vërtetojnë…se krishterimi në këto vise është i kohës apostolike si në shqipëri ashtu edhe në kosovë. Qysh në vitin 342 pas krishtit përmendet peshkopata e ulpianës e cila nën administrimin e saj kishte teritorin e dardanisë. Në vitin 535 pas krishtit perandori justinian kishte riorganizuar kishën e lindjes ku bënë pjesë edhe dardania ( kosova e sotme) krijoi një peshkopatë të re që u quajt justiniana e pare e cila e kishte qendrën në hapsirat dardane.
Deri në shekullin e viii krishterimi u administrua sipas kombësive dhe popullatave në mënyrë të pavarur, në bazë të traditës së mëhershme dhe në bazë të kulturës dhe gjuhës së tyre, ku përdorte të njejtën liturgji d.m.th ungjijt, letrat dhe shkrimet e apostujve. Po përsëri perandori justiniani në "novelën cxxxi" ndër të tjera thotë: "dhe shumë i lumuri në këtë kohë, kryepeshkopi i vendlindjes sonë (bederiana në dardani) dhe që u quajt "justiniana e pare". Justiniani është edhe autori i termit "besimi i drejtë" që në greqisht do të thotë ortodoks.
Ardhja e sllavëve dhe avarve në Ballkan u shoqëruar me luftëra dhe rrënime të reja. Këto hordhi grabitnin dhe plaçkitnin pasurinë e vendasve si dhe pasuritë e kishave dhe të manastireve. Vendasit u tërhoqën maleve.
Sllavët gjetën këtu një popullsi kompakte, të formuar shpirtërisht në pjesën më të madhe, pra krishterimi kishte hyrë në Ballkan 700 vjet para ardhjes së sllavëve. Sllavët gjetën kisha dhe vendbanime të ndërtuara dhe ato i përvetësuan ashtu siç ishin në mënyrë që më von tia ndryshonin format dhe stilet për tia pvrshtatur kulturës së tyre. Sllavët e përvetësuan edhe pëllumbin ilir (engjëlleshën ilire) dhe e kultivuan më utje në oborret e kishave. Këtë e vërtetojnë edhe dokumentet kishtare sllave.
mbas rrëzimit të perandorit samuel në vitin 1014 erdhi në fuqi perandori vasil i ii-të i cili ka lënë dokumente të rëndësishme, ku ndër të tjera përmendet administrimi dhe autoriteti që ka pasur mbi këto peshkopata, si peshkopata e Dibrës, Prizrenit, Hosnit pranë Deçanit dhe Pejës.
Pas pushtimit serb me Stefan Nnemanjën (viti 1198) në trojet verilindore të shqiptarëve u krijua patrikana e pejës (1217), e cila në aspektin kombëtar u identifikua si kishë e serbëve.
Patrikana ortodokse e pejës kërkonte që emrat ti përmbaheshin trajtës në të cilën shkruheshin nga popullsia sllave dhe për këtë arsye shqiptarët filluan të marrin edhe emra të nomenklaturës kishtare sllave. Pasi që pëllumbi ilir kishte një rëndësi të veçant në kulturën ilire, ata vazhduan ta quanin me të njejtin emër engjëllesha ilire, emër të cilën edhe anglezët e përvetësuan duke e quajtur archangel. Fjala archangel përbëhet nga dy fjalë: arch = kryesor= që vjen para gjithë të tjerëve i radhës së parë; që është në krye ose i pari nga rëndësia, i dorës së parë më i rëndësishmi dhe fjalës angel që don të thotë engjëll.
Mirëpo pëllumbi ilir edhe sotë e mban emrin e vjetër columba illyrica. Pas që dhuna sllave kishte marrë një intensitet të shtuar vendasit u tërhoqën maleve. Sllavët gjetën këtu një popullsi kompakte, të formuar shpirtërisht në pjesën më të madhe, pra Bujqit të cilët u morën me punimin e tokave u quajtën arëbërës.
Në këtë kohë kemi edhe transformimin gradual të emrit ilir në atë arbëresh që vie nga fjal arëbërës. Pushtimi i tokave arbëreshe, njohu një shkallëzim të ri në kohën e sundimit të mbretit serb, Stefan dushanit (1331-1355).
Në vendet e pushtuara feudalët serbë u pajisën me fonde të mëdha tokësore që iu rrëmbyen popullsisë vendase. Klerikët vendas u poshtëruan dhe u persekutuan, fisnikët shpronësohen e burgosen", shkruhet në një relacion të vitit 1332 të kryepeshkopit frëng të tivarit, guljelmi i adës.
Pasoja sidomos negative pati pushtimi serb në viset veriore shqiptare e veçanërisht në kosovë, ku sundimi serb zgjati gati dy shekuj. Duke filluar nga shek. Xiii, mbretërit serbë nga dinastia nemanja punuan për ta zhvendosur epiqendrën e shtetit të tyre nga rasha në drejtim të viseve të pasura të Kosovës.
Qytetet e këtyre të Dardanisë, Shkodra, Prizreni, Prishtina e Shkupi, u bënë në kohë të ndryshme seli të oborrit serb. Një tjetër qendër e rëndësishme e Kosovës, Peja, prej mesit të shek. Xiii u kthye në qendër të kishës autoqefale serbe. Duke filluar nga gjysma e dytë e shek. Xiii serbizohen kishat e manastiret e Kosovës dhe ndërtohen shumë kisha të reja të cilat u pajisën me fonde të mëdha tokësore.
Shtrirja e shtetit serb në drejtim të kosovës u shoqërua edhe me ardhjen këtu të kolonëve të rinj nga territoret e serbisë së mirëfilltë (rashës). Të porsaardhurit populluan fshatrat e braktisura dhe u vendosën në pronat e përvetësuara rishtazi nga feudalët apo kishat e manastiret serbe.
Krahas kolonizimit, mbretërit serbë, e në veçanti car stefan dushani, zbatuan një politikë që synonte asimilimin e popullsive shqiptare të viseve të pushtuara.
Pas që klerikët shqiptar poshtërohen e largohen nga kishat e tyre, klerikët serb hyn në kishat tona duke i përvetësuar dhe serbiazuar. Aty gjetën edhe disa lloje të pëllumbave deri më tani të panjohur për ta të cilët e quajtvn ashtu sikurse edhe vendasit engjëllesha ilire (ilirski angel) apo pëllumbin ilir (ilirski golub) të cilën e kultivuan edhe më tutje. Kishat për të cilat dihet se e kultivuan pëllumbin ilir ishin manastiri deçanit, greçanicës, banjskës, kryeëngjëllit, manastiri i hilandarit në malin i Shenjtë e krahas tyre më të njohurat ishin peshkopatat e pejës, prizrenit etj., Këtu kemi edhe një dokument të vitit 1349 i cili e vërteton prezencën dhe kultivimin e pëllumbave ilir (engjëlleshën ilire) në oborrin e patrikanës së pejës. Gruja e mbretit uroshi i pare, jellena anzujska në oborr kultivon pëllumba të cilët jan me xhufkë dhe shumë të bukur. Kjo e vërteton prezencën e pëllumbit ilir. Edhe gjatë kohës së sundimit turk serbët vazhduan ta mbanin këtë lloj pëllumbi i cili ishte me xhufkë, por ende e mbante emrin engjëllesha ilire. Turqit e quanin "fesli" që do me than kapuçali (xhufkali). Këtu kemi disa përshkrime të pëllumbave ilir nga burimet e kishës ortodokse serbe të cilët pushtuesit i quanin pëllumba metalik me xhufkë. Pëllumbat e racës "demir" nga turqishtja që në shqip don të thotë (hekur- metal) - ishte një prej llojeve të fluturuesve. Ata e përshkruanin si një pëllumb i fuqishëm me një trup të mesëm dhe me kokë të madhe dhe ngjyra e sqepit pothuajse është e ngjashme me ngjyrën e trupit.
Pjes të dokumentacionit të prof. Brane todorovici botuar në vitin 1924. Pjesa e dytë e dokumenteve janë nga andre dhe ernesta biheli dhe pjesën finale e dha jovan martinovici "martin"). Kemi edhe disa shkrime tjera si një vërtetim i egzistencës së këti pëllumbi në Dardani - Kosovë. Pjes nga libri: "istorija srpskog visokoletaca" autora ing. Jovana martinovica.
Në vitin 1256. - sipas shkrimeve të vjetra disa pëllumba jan dhuruar nga oborri i mbretit urosh, shkollës fillore në brnjac (regjsistri i arkivës së peshkpëve danila dhe zitije jelenino).
Në vitin 1346. - nxënësit e shkollës fillore brnjaci kan shkuar për vizit në peshkopata e pejës dhe kan sjellur me vete disa pëllumba të llojit engjëllor.
Në vitin 1372. - stefan lazarevici i cili në oborrin e ti kishte pëllumba të bardhë me xhufkë i sjelli nga peshkopata e pejës, dy pëllumba të zi të llojit engjëllor. Sipas legjendës pëllumbat e bardhë kan sjellur lajme të mira, kurse pëllumbat e zi, lajme të kqia. Në vitin 1427. - sipas shkrimeve të vjetra, stefana lazarevici, pëllumbat e zi të tipit engjëllor i kishte lënë në beograd, kurse pëllumbat e bardhë i kishte marr me vete në dubrovnik.
Në vitin 1683 - 1699. - një pjes e këtyre pëllumbave të zi janë bartur nga beogradi për në vojvodin dhe hungari.
Në vitin 1945 - 1956. - prej andres pëllumbat engjëllor i kanë bler edhe shumë qytetar nga beogradi.
Kjo ishte via me të cilën është munduar të ruhet pamja e jashtme e pëllumbave të zi (pëllumbave engjëllor). Ky lloj pëllumbi ka një fluturim të lehtë dhe të gjerë dhe kan një temperament të madhë. Vërtetimin e egzistencës së lashtë të pëllumbit ilir e bëri edhe arkeologu anglez Arthur John Evans (1851-1941)i cili në vitin 1884 ia dërgoj një letër një pëllumbmbajtësi nga Beogradi, Djoka Djordjevic (Gjaka Gjorgjeviq) të cilit ndër të tjera i shkruajti: Nëse i kërkoni stërgjyeshit e pëllumbave që ju i kultivoni ata mund ti gjeni në Pejë të cilët e pashë gjatë një vizite pune.
Pllumbi ilir është ruajtur deri në ditët e sotme në një origjinalitet si për nga forma ashtu edhe për nga pamja e jashtëme dhe ngjyrat. Ka një shkëlqim metalik të puplave në gjthë trupin që të bënë përshtypjen e puplave të Gjelit. Shkëlqimi i puplave reflekton me ngjyra të gjelbërta dhe vjollce.
Emrat të cilët njihen janë : emri origjinal nga gjuha latine; columba illyrica, archangel, gimpel, pëllumbi ilir etj,
Është stërgjyshi i shumë pëllumbave të evropës duke e kryqëzuar me pëllumba të ndryshëm për ti marrë ngjyrat dhe xhufkën e mprehtë.
Standardi i Evropës - 2008
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndërtimi trupor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka një pamje të shtërnguar natyror, i hollë, elegant dhe shumë lëvizës.
Përshkrimi i racës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Standardi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Është i hollë, i fuqishëm dhe ka një ballë koke të rrafshët. Ka madhësi mesatare, diku rreth 33 deri 34 centimetra dhe është i ngritur dhe elegant. Xhufkën e ka të mprehtë (maje) dhe pupulat fillojnë të mblidhen nga të dy anët e mbrapa kokës duke e krijuar majen e xhufkës e cila përfundon mbi horizontin e kokës. I njëjti përshkrim vlenë dhe për pëllumbin pa xhufkë, vetëm se te ky lloj pëllumbi në vend të xhufkës pupulat lëshohen drejtë qafës sikuse te çdo pëllumb pa xhufkë.
- sytë i ka të theksuar dhe ngjyrë portokalli;
- sqepi është i mesëm dhe ka ngjyrë të lëkure – të verdhë në të bardhë dhe se pjesa e fundit e majes është më e errët;
- qafën e ka të gjatë dhe të hollë,të ngritur lartë dhe me një eleganc specifike;
- gjoksi është i gjerë dhe i hedhur para;
- shpina është e rrafshët dhe e pjerrtë deri te bishti.
- ka krahë të gjatë dhe të qëndrueshëm të cilët qëndrojnë mbi bishtin e tij;
- bishti vazhdon nga vija e shpinës dhe numëron 12 pupla (penda) të gjata dhe të gjera.
- këmbët i ka të mesme dhe pa pupla;
- ngjyrat e puplave të tij janë: të bronzta të hapura (ari) apo të remta (bakri) dhe me krih me ngjyrë të mbyllur;
Gabime eventuale
Kur ka një trup të dobët apo të shkurtë, kur e ka sqepin e shkurtë, kur xhufkën e ka të gjerë dhe kur nuk ka shkëlqim metalik në gjithë trupin.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shiqo video:
http://www.youtube.com/watch?v=FstZuH3cZ1o
http://www.youtube.com/watch?v=5Me88qplK4o
http://www.youtube.com/watch?v=V8QQE4tj4bU&feature=related
- Standardi i Evropës Arkivuar 5 mars 2016 tek Wayback Machine - dokumenti i datuar me 01.04.2008: Mbi racat e pëllumbave.
- Handbuch Der Taubenrassen :Dien taubenrassen der Welt:1994,[1] - Libër mbi pëllumbat
Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Përshkrimi: Gimpel (pëllumbat me ngjyra) nr.:ABB163,[2][3]
- Gimpel: [4], [5]
- Archangel: [6] Arkivuar 2 mars 2009 tek Wayback Machine
- Racat e pëllumbave:[7] Arkivuar 5 mars 2016 tek Wayback Machine
- Racat e pëllumbave:, zeichnis%20der%20RassetaubenApril%20DEF%202008.pdf Arkivuar 22 janar 2020 tek Wayback Machine
Zogjtë fatidikë:
Gjurmime albanologjike”, 1/1971, Prishtinë; Çabej Eqrem, “Studime gjuhësore-V”, Prishtinë 1975; “Lirika Popullore-I”, Tiranë 1988
http://www.truveo.com/Illyrian-Sheepdog-or-Shar-Mountain-Dog/id/144922394 Arkivuar 26 janar 2009 tek Wayback Machine - Qeni ilir
Insektet ilire: http://images.google.no/imgres?imgurl=http://www.biolib.cz/IMG/THN/_19036.jpg&imgrefurl=http://www.biolib.cz/cz/taxon/id306500/&usg=__fakuiMMtb84ZM9NKZTZq_T6iQcY=&h=100&w=139&sz=3&hl=no&start=1&tbnid=uiX0Pd6pNhqnqM:&tbnh=67&tbnw=93&prev=/images%3Fq%3DStictoleptura%2Bcordigera%2Billyrica%26gbv%3D2%26hl%3Dno%26sa%3DG https://web.archive.org/web/20090325061835/http://www.123hjemmeside.no/pellumba Perëndesha Zana e pëvetësuar nga Romaket.- Greske og romerske og illyriske gudar – Zana: https://web.archive.org/web/20010823163333/http://www.geocities.com/anedregaard/gresk/grmytz.html