Rruga e Mëndafshit
Rruga e mëndafshit është emri i një rrjeti rrugor i karavaneve, qëllimi kryesor i të cilit ishte lidhja e Mesdheut me Azinë Lindore. Këtë term i pari e ka përdorur gjeografi gjerman Ferdinand von Richthofen, i cili jetoi në shekullin e IX , edhe pse bizantinët më parë e kishin përdorur një emërtim të ngjashëm.
Dokumentet historike dëshmojnë për faktin e rëndësishëm se emri Rruga e mëndafshit nuk është përmendur në asnjë nga librat e rëndësishëm historik dhe gjeografik islam, si Hodudul'Alam apo Matalehul'Shams, por megjithatë aktualisht në shumë rajone të botës kjo rrugë njihet me emrin Rruga e mëndafshit. Në pamje të parë arsyeja e emërimit me këtë emër ishte tregtia për dhjetëra shekuj në këtë rrugë e mëndafshit si malli më i famshëm, më i lehtë dhe më i çmuar. Në të kaluarën kjo rrugë kishte edhe emra të tjerë si rruga Advie, apo rruga Shahi. Këtë term filluan ta përdorin si në Perëndim po ashtu edhe në Kinë dhe Japoni.
Një trase e rrugës tregëtare të Rrugës së mëndafshit ekziston si një autostradë që lidh Pakistanin me Krahinën Autonome të Sinkiang Uighur në Kinë.
Nëpër Rrugën e mëndafshit, e gjatë dicka më pak se 7000 kilometra, nuk kane qarkulluar vetëm mallrat, erëzat, mëndafshi, por edhe religjionet dhe kulturat. Pra, kështu në Kinë dhe Japoni arriti Budizmi dhe u bë feja mbizotëruese. Jo vetëm budizmi, por edhe krishterimi përgjat të njejtës rrugë arriti në Pekin, ndërsa përgjat kësaj rruge tek arabët, e mandej prej tyre më vonë edhe në Evropë, arritën njohuritë për letrën dhe barutin.
Edhe pse nëpër këtë rrugë u transportuan mallra të ndryshme, mëndafshi ishte në plan të parë. Ai u bë simbol i lidhjes në mes të Lindjes dhe Perëndimit, krijuesi i miteve dhe legjendave të ndryshme.
Megjithatë, viteve të fundit ka rëndësi të madhe aventureske, sepse Kina ka vërejtë se kjo pjesë ka potencialin të madh turistik, dhe përgjat kësaj rruge ka restauru ndërtesa dhe monumente të ndryshme kulturore. Rrugtimi përgjat "gjurmëve të Marko Polos" tërheqë shumë turistë në këtë zonë, i cili sjell fitime dhe stabilitet vendit.
Vitin e kaluar, vendet aziatike kanë nisur një projekt për të ringjallur rrjetin më të gjatë rrugor të Rrugës së Mëndafshit, e cila lidhte vendet Mesdhetare me Azinë Lindore. Përfaqësuesit e vendeve të Azisë Qendrore në konferencë u pajtuan se duhet ndërtuar korridore të ndryshme me qëllim të ringjalljes së rrjetit të gjatë rrugor, i cili ekzistonte dikurë.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- A po përtrihet Rruga e mëndafshit !?
- fotografi dhe perjetime
- The Silk Road (anglisht)
- oinformacione të përgjithshme(angl.)