Jump to content

Rruga e trëndafilave

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Rruga e trendafilave)

Rruga e trëndafilave është roman i vitit 2007 nga shkrimtarja Brunilda Zllami.

“Si engjëll ! Kështu ishte ajo kur flinte. Kurora e artë e flokëve i binte mbi jastëk, si rreze drite që i jepnin më shumë bukuri këtij mëngjesi pranvere. Duart i mbante të mbledhura grusht afër buzëve që dukeshin si gonxhe, që drita ende nuk i kishte puthur për të çelur. Ajo i jepte përshtypjen e një liqeni të qetë, ku zambakët e ujit kishin krijuar mbretërinë e tyre, ishte si një vegim që burrat e kanë ëndërruar që në lindje, si simbol i femrës ideale që zgjon ndjenjën e të magjishmes, asaj pas të cilës duhej rendur me ngut. Ajo ishte gjithçka që dikush mund të donte të përqafonte për të qenë i plotësuar, por sot ajo i dukej më e brishtë se kurrë. Me pastërtinë e një fëmije, ajo e bënte të rrinte me orë të tëra pranë shtratit duke e vështruar e duke pritur me dëshirë që sytë e bukur ngjyrë deti të hapeshin për t’i dhuruar botën e tyre pafund.” Jetë në udhëkryqe, e kaluar në errësirë dhe plagë të thella sociale... Janë këto linjat që pasqyrohen në roman.