Shko te përmbajtja

Rrustem Mustafa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rrustem Mustafa

Rrustem Mustafa u lind më 27 shkurt 1971 në Përpallac të Podujevës. Është një nga figurat më të njohura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ish-epror i lartë i Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) dhe politikan kosovar.

Mustafa kreu shkollën fillore në vendlindje dhe të mesmen në Podujevë. Studimet universitare i përfundoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Ishte aktivist politik nën okupimin e Kosovës, duke shërbyer si kryetar i Forumit Rinor në Podujevë dhe duke marrë pjesë në aktivitete politike dhe kombëtare të zhvilluara në kushte konspirative kundër forcave represive të Federatës Jugosllave.

Mustafa ishte luftëtar i UÇK-së nga themelimi i saj. Gjatë viteve 1997–1999, shërbeu si Komandant i Zonës Operative të Llapit (ZOLL). Pas përfundimit të luftës, punoi në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK), ku shërbeu deri më 2001 si epror i lartë me gradën Gjeneralmajor, duke komanduar Zonën V (me qendër në Prishtinë) dhe më pas Zonën VI (me qendër në Gjilan).

Që nga viti 2006, Mustafa është aktiv në jetën politike si nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe anëtar i Kryesisë. Ka shërbyer si deputet i Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e tretë (2007–2010), ku ishte Kryetar i Komisionit Parlamentar për Siguri, dhe më pas në legjislaturën e pestë (2014–2017). Nga viti 2019 deri më 2021, ka qenë këshilltar i lartë politik i Presidentit të Republikës së Kosovës.

Ai është autor i librit Në Evropë apo në Europë dhe kontribuon rregullisht me analiza politike dhe të sigurisë në media dhe debate publike.

Rrustem Mustafa ka përvojë të gjerë në çështje të sigurisë, punë të brendshme dhe qeverisje strategjike. Ai zotëron kompetenca kyçe në hartimin e politikave strategjike të sigurisë, menaxhimin e krizave dhe emergjencave, mbikëqyrjen parlamentare dhe sigurimin e sundimit të ligjit, si dhe në reforma të sektorit të mbrojtjes dhe sigurisë. Mustafa është gjithashtu i specializuar në koordinimin ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, vlerësimin e rrezikut dhe analizën e kërcënimeve, si dhe në promovimin e të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore në institucionet e sigurisë.

[1][2]

  1. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 16 janar 2018. Marrë më 10 shkurt 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. http://www.kuvendikosoves.org/?cid=1,102,527