Rudina Magjistari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Rudina Magjistari
Skeda:Rudina Magjistari.JPG
Drejtuese emisioni
Lindur nëTiranë
PerfomancëMaratona e Këngës Popullore, Porta e fatit, Taksi e rezervuar, Tkam zemër, Takimi i pasdites, Rudina
GjiniaFemër
ProfesioniPrezantuese, autore programesh, producente, sipërmarrëse

Rudina Magjistari u lind në Tiranë dhe është prezantuese në TV Klan. Ajo ka nisur karrierën e saj në televizion që në moshën 15-vjeçare, duke realizuar dhjetëra e dhjetëra programe dhe formate televizive. Dalja e saj e parë ka qenë Programi i Natës së Vitit të Ri përkrah humoristit Koço Devole dhe mē pas suksesi e ndoqi edhe në spektaklin rinor, shumë modern për kohën, “Europa ‘91”. Tre herë drejtuese në Festivalet e Këngës ne RTSH, viti 1991, 1992 dhe viti 1996. Shumë programe e bashkëpunime me Televizionin Publik Shqiptar, si kanali televiziv i vetēm i kohës. Kalon në Televizionin privat Klan në vitin 2000, ku prezanton suksesin fenomen të atyre viteve, “Porta e Fatit” çdo të hënë për dy vite rresht. Vazhdon me “Maratona e Këngës Popullore, gara e muzikës tradicionale shqiptare. Fillimisht vetëm si prezantuese, programi i parë ku ajo shfaqet si autore programi dhe producente është spektakli i përjavshëm “Taksi e rezervuar” në vitin 2004. Për të vazhduar me “Çmimet Kult 2005”, “Çmimet Kult 2006”. Programi i përjavshëm “Tkam zemër” në vitin 2008 ishte tërësisht një frymë e re në televizionet shqiptare, duke sjellë në qendër të vëmendjes njerëzit e zakonshëm dhe historitë e tyre njerëzore. Prej vitesh drejton programin e saj të përditshëm shumë të ndjekur në TV Klan, i cili fillimisht u quajt "Takimi i Pasdites". Pas një viti tërheqje nga ekrani, për arsye se lindjes së vajzës së saj, prej shtatorit 2016 ajo është rikthyer me programin e saj të përditshëm, i cili filloi të mbajë emrin e saj, "RUDINA". “RUDINA” transmetohet çdo ditë nga e hëna në të shtunë në orën 17:00 vetëm në ekranin e KLAN HD.