Ruki Kondaj
Ruki Kondaj.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Jeteshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dr.Ruki Kondaj Dr.Sc, MSC, RA Ruki Kondaj ështe me kombesi Shqiptare. Ka lindur ne Vlore. Arsimin e mesëm dhe të lartë e ka kryer në Shqipëri. Dr. Ruki Kondaj ( Ambasadore Kombi) është Presidente Nderi e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze (SHBSHK) dhe Kryetare e Grupit të Trashëgimisë pranë kësaj shoqate.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë periudhës 2010-2015, ka qënë presidente e SHBSHK. Nga 2017 - prezent zv/Presidente e Këshillit të Europës Qendrore dhe Lindore në Kanada (CEEC).
Eksperienca profesionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dr. Kondaj mban gradën shkencore dr.Sc. në shkencat farmaceutike nga Universiteti i Tiranës, Master Ndërkombëtar MIHMEP për Politika, Menaxhim dhe Ekonomi shëndetësore nga Universiteti Bocconi, Milano, Itali dhe një diplomë kanadeze me “Distinction” për Çështjet Rregullatore të Farmaceutikës, nga Instituti i Teknologjisë Farmaceutike në Toronto, Kanada.
Dr. Kondaj vitet e fundit ka qenë Këshilltare Publike e Ministrisë së Shëndetësisë në Ontario pranë kolegjit të Dietologjisë, konsulente për krizën siriane, menaxhere projektesh dhe autore e një numri të konsiderueshëm publikimesh si libër, artikuj shkencore etj. në fushën e shëndetësisë dhe farmaceutikës si dhe anëtare e disa shoqatave profesionale dhe bordeve shkencore.
Tituj.
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për kontributin e saj të çmuar për komunitetin shqiptar, për Kanadanë dhe për kontribut ndaj vendit të saj
është nderuar nga
Guvernatori i Përgjithshëm i Kanadasë me Medalje Diamanti të Kurorës Mbretërore “Queen Elisabeth II Diamond Jubilee Award” në kuadër të 60 vjetorit të qeverisjes së mbretëreshës Elisabet II që përkon me 100 vjetorin e pavaresisë së Shqipërisë në Nëntor 2012.
Në muajin Nëntor 2016, në kuader të Samitit të parë të Diasporës mbajtur në Shqipëri nderohet me Trofeun “Shqiponja e Artë” dhe në Samitin e dytë të Diasporës mbajtur në Mars 2019, nderohet me titullin “Ambasadore Kombi”.
Dr. Kondaj është iniciatore, drejtuese dhe lobuese e Muajit të Tashëgimisë Shqiptare në Ontario, Kanada pranë SHBSHK, kaluar si ligj në Parlamentin e Ontarios në 5 Dhjetor 2016 dhe mori miratimin e Përfaqesuesit të Mbretëreshës më 8 Dhjetor 2016, ku mujai Nentor u shpall Muaji i Trashëgimisë Shqiptare në Ontario. Dr.Ruki Kondaj e vazhdoi proçesin e Ligjit të trashëgimisë shqiptare dhe në nivel federal ku më 1 Nentor të vitit 2023 u prezantua në Parlamentin e Kanadasë!
Misioni i saj: Promovimi i vlerave kombëtare shqiptare në Kanada e diasporë.
Referenca
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]https://gazetadielli.com/dr-ruki-konda-lidhja-me-arbereshet-nje-frymezim-per-mua/ https://diasporashqiptare.al/2023/11/03/kanada-propozohet-ligji-per-shpalljen-e-nentorit-muaji-i-trashegimise-shqiptare/ https://www.botasot.info/kultura/705606/shoqata-kulturore-atdhetare-laberia-nderi-i-kombit-i-jep-titullin-personalitet-i-shquar-i-laberise-dr-ruki-kondaj/ https://albcan.ca/historia / https://top-channel.tv/video/ruki-kondaj-jam-e-bindur-qe-cdo-shqiptar-do-te-deshironte-te-kthehej-nje-dite/ https://tvklan.al/ruki-kondaj-zeri-i-shqiptareve-ne-diaspore