Rusia e Bashkuar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Vladimir Putin në kongresinëe partisë.

Partia “Rusia e Bashkuar” (rusisht: Единая Россия, Jedinaja Rossija) partia kryesore në Rusi që ka shumicën në Dumën ruse. Në Kongresin e XII të Partisë, i cili u mbajt në shtator të vitit 2011, u miratua programi i saj parazgjedhor i parashtruar në deklaratat e Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev dhe Kryeministrit, Kryetarit të “Rusia e Bashkuar” Vladimir Putin. Putin sugjeroi që Medvediev të kryesojë listën e partisë në zgjedhjet parlamentare. Medvediev doli me iniciativën e paraqitjes së kandidaturës së Putinit në zgjedhjet e pritshme presidenciale të marsit në Rusi.

Programi parazgjedhor i “Rusia e Bashkuar” përfshin: modernizimin e ekonomisë dhe arsimit, përmbushjen e detyrimeve sociale të shtetit, garantimin e paqes ndërnacionale, sigurisë së brendshme dhe të jashtme, ndjekjen e një politike inteligjente, të urtë të jashtme, forcimin e sistemit gjyqësor dhe zhvillimin e sistemit bashkëkohor politik në Rusi.

Kryetari i Këshillit të Lartë të partisë është Boris Gryzlov.

Fraksioni i partisë në Dumën Shtetërore numëron 315 deputetë nga 450 që janë gjithsej. “Rusia e Bashkuar” shpreson të marrë në zgjedhjet e ardhshme po kaq vende në parlament. Numri i anëtarëve të partisë arrin në më shumë se 2 milionë njerëz.

Për të ruajtur pozitën udhëheqëse të partisë dhe për të zgjeruar bazën zgjedhore është krijuar Fronti i Bashkuar Popullor. Në të hyjnë organizata shoqërore dhe profesionale si dhe qytetarë individualë.

“Partia e Bashkuar” zyrtarisht u themelua më 1 dhjetor të vitit 2001. Në vitin 2003 ajo formoi shumicën parlamentare në Dumën Shtetërore, kurse në vitit 2007 atë kushtetuese.

zgjedhjet e dhjetorit 2011 Rusia e Bashkuar e kryeministrit Putin fitoj zgjedhjet me 49.29% të votave apo 238 nga 450 vënde në Dumën e Rusis.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]