Zgjedhjet legjislative në Rusi, 2011
Zgjedhjet legjislative në Rusi, 2011 për Dumën ruse u mbajtën më 4 dhjetor 2011 në të gjithë Federatërn Ruse për 450 vendet e Dumës ruse.
Sondazhet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas sondazheve të zhvilluara nga VCIOM rezulton se në pozitë kryesuese ndodhet Partia “Rusia e Bashkuar”. Për të e dhanë votën e vet 48.5% e votuesve. Në vendin e dytë renditet Partia Komuniste e Federatës Ruse (KPRF) me 19.8%, në vendin e tretë Partia “Rusia e Drejtë” me 12,8%. Partia Liberal Demokratike e Rusisë fitoi rreth 11.42% të votave.Për Partinë “Jablloko (“Yabloko”) e dhanë votën e vet pak më shumë se 4,17% e votuesve. Rreth 1,1% të votave fituan Partia “Kauza e Drejtë” dhe “Patriotët e Rusisë”. Fletë votime të dëmtuara rezultuan 0.9%.
Procesi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet për Dumën Shtetërore - Dhoma e Ulët e parlamentit rus - në përgjithësi në mbarë territorin e Rusisë më 17.00, sipas orës së Moskës, rezultoi 41.9%, njoftoi Zëvendëskryetari i KQZ-së të Rusisë Stanisllav Vavillov. Përkatësisht këtij treguesi në Kaukazin e Veriut pozita kryesuese zë Republika e Çeçenisë, ku tashmë votuan 76% e zgjedhësve.
Për herë të parë në historinë e Rusisë bashkëkohore në zgjedhjet për Dumën Shtetërore janë lejuar të marrin pjesë të gjitha partitë e regjistruara politike: ato parlamentare “Rusia e Bashkuar”, Partia Komuniste e Federatës Ruse (KPRF), Partia Liberal Demokratike e Rusisë (LDPR), “Rusia e Drejtë” si dhe partitë që nuk janë përfaqësuar në Dhomën e Ulët të parlamentit: “Jablloko”, “Kauza e Drejtë” dhe “Patriotët e Rusisë”.
Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet për Dumën Shtetërore, në total, në gjithë territorin e Rusisë më 18:00, sipas orës së Moskës (GTM), rezultoi 50,4%, njoftoi Zëvendëskryetari i KQZ-së Leonid Ivliev.
Presidenti Dimitri Medvediev i bëri thirrje qytetarëve të vendit që të vijnë patjetër më 4 dhjetor në vendvotimet e hapura anembanë vendit dhe të votojnë për një parlament kompetent. Në video-mesazhin e vet parazgjedhor drejtuar bashkëqytetarëve ai theksoi se nga zgjedhja që do të bëjnë ata do të varet se cilët persona do të mbrojnë interesat e tyre, nëse do të zbatohen masat e nevojshme për zhvillimin e ekonomisë, sferës sociale, luftës kundër korrupsionit dhe krimit, masat për mbrojtjen e vendit nga kërcënimet e jashtme.
Medvediev kujtoi se në zgjedhjet parlamantare marrin pjesë 7 parti të regjistruara politike. Në fushatën paraelektorale të gjitha atyre iu krijuan kushte të barabarta për konkurrencë të lirë, nënvizoi Presidenti Medvediev.
Qendra Kombëtare ruse për Hulumtim të Opinionit Publik (VCIOM) më 19-20 nëntor zhvilloi një sondazh midis 1600 personave në 153 vendbanime në 46 rajone, krahina dhe republika të Rusisë me këtë temë: “Për cilën nga partitë politike do të votonit Ju në qoftë se zgjedhjet në Dumës Shtetërore do të mbaheshin të dielën e ardhshme?”.
Në mbështetje të Partisë “Rusia e Bashkuar” u shprehën 41% e të të anketuarve, pro Partisë Komuniste - 10%, për Partinë Liberale Demokratike - 9%, për Partinë “Rusia e Drejtë” - 8%, për Partinë “Jablloko” - 1.13%, për Partinë “Partriotët e Rusisë” dhe Partinë “Kauza e Drejtë” - nga 0.5%. Të pavendosur dolën 14% e respondentëve, ndërsa të tillë që nuk do të marrin pjesë fare në votim -13%. Gabimi statistikor nuk i kalon 3.4%.
Rezultatet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sipas të dhënave të orës 00:00 të datës 5 dhjetor të vitit 2011 Kreu i KQZ-së Vladimir Çurov shpalli rezultatet e mëposhtme sipas renditjes së partive në fletën e votimit:
- Partia “Rusia e Drejtë” 13,6%
- Partia Liberal Demokratike e Rusisë (LDPR) 12,65%
- Partia “Patriotët e Rusisë” 00,96%
- Partia Komuniste e Federatës Ruse (KPRF) 19,82%
- Partia “Jablloko” (“Yabloko) 02,58%
- Partia “Rusia e Bashkuar” 48,91%
- Partia “Kauza e Drejtë” 00,54%
Reagimet post zgjedhore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkalla e aktivitetit të shfaqur nga ana e partive dhe lëvizjeve në Moskë, pas votimit të së dielës në zgjedhjet parlamentare, është jashtëzakonisht e lartë. Fituesit kremtojnë triumfin e vet dhe dalin në mitingje. Ata që humbën dhe nuk pajtohen me rezultatet protestojnë dhe gjithashtu organizojnë mitingje. Autoritetet e kryeqytetit rus po rrisin masat e sigurisë.
Sot pasdite, mu në zemër të Moskës, u organizua një tubim në shkallë të gjerë nga Lëvizja rinore ruse “Nashi” (“Tanët”) në mbështetje të Partisë “Rusia e Bashkuar”. Kurse në mbrëmje, përballë Teatrit Bolshoi, u mblodhën në miting përkrahësit e kësaj partie. Ajo, sipas të dhënave paraprake, ka siguruar tashmë shumicën absolute në Dumën Shtetërore.
Në datën 5 dhjetor në Moskë u zhvilluan mitingje të Lëvizjes opozitare “Solidariteti” dhe komunistëve, kushtuar rezultateve të zgjedhjeve në Dumën Shtetërore. Demonstruesit deklaruan mbi falsifikimin e zgjedhjeve dhe kërkuan rinumërimin e votave. Aksioni i protestës i Lëvizjes opozitare “Solidariteti” përfundoi me arrestime, në momentin kur disa qindra veta u përpoqën të zhvillojnë një marshim të pasanksionuar proteste.
Mitingu i Lëvizjes jo-parlamentare “Solidariteti” u bashkërendit paraprakisht me autoritetet e kryeqytetit rus. Sipas të dhënave të fundit, në të morrën pjesë nga 4000-6000 veta. Përpara njerëzve të mbledhur në këtë miting folën opozitarë të njohur rusë: Bashkëkryetari i Partisë “Liria Popullore” Boris Nemcov, Lideri i Lëvizjes “Solidariteti” Ilia Jashin. Të gjithë ata folën për falsifikime të shumta në zgjedhjet e 4 dhjetorit. Shkrimtari Dimitri Bikov deklaroi se shoqëria i vuri veshin më në fund thirrjeve të opozitës dhe doli në rrugë:
- Për fat të keq, në vitet 1990 ne nuk ditëm të përfitojmë nga liria që na u ofrua. Por këto vitet e fundit në Rusi është formuar një shoqëri me të vërtetë civile. Pavarësisht nga fakti se për këtë u deshën plot 10 vjet stanjacioni. Kjo, megjithatë, është më mirë se 100 vjet, si ndodh ngandonjëherë në Evropë.
Bashkë me këtë ekspertët venë në dukje se aksioni i fundit i protestës i Lëvizjes “Solidariteti” nuk mund të pasqyrojë, megjithatë, prirjet e gjithë popullsisë. Për më tepër se numri i protestuesve ishte relativisht i vogël.
Pas përfundimit të mitingut një pjesë e pjesëmarrësve zhvilluan një marshim të paautorizuar proteste nëpër rrugët e Moskës. Të nesërmen në intervistën e vet dhënë për mediat Boris Nemcov pohoi se ky vendim ishte spontan. Por pjesëmarrësit e mitingut deklarojnë se me thirrjen për zhvillimin e tij atyre iu drejtua Lideri i Lëvizjes “Solidariteti” Ilia Jashin.
Forcat e ruajtjes së rendit filluan të arrestojnë pjesëmarrësit vetëm pasi ata u kërcënuan të paralizojnë qarkullimin në gjithë rugët në qendër të Moskës. Të hënën në mbrëmje u polici u çuan nga 200 deri në 300 veta. Shumë prej tyre tashmë janë liruar. Nën arrest vazhdojnë të mbahen blogeri Aleksei Navalnij dhe Lideri i Lëvizjes “Solidariteti” Ilia Jashin.
Më 6 dhjetor me vlerësimin e vet përkatësisht rezultateve të zgjedhjeve doli Lëvizja rinore ruse “Nashi” (“Tanët”). Aktivistët e saj u shprehen në mbështetje të autoriteteve aktuale. Aksioni i Lëvizjes “Nashi” filloi më 14:00 sipas orës së Moskës. Pjesëmarrësit e tij, të cilët u mblodhën në Sheshin Manezh në qendër të Moskës, deklaruan se integriteti i zgjedhjeve u konfirmua nga vëzhguesit ndërkombëtarë dhe rusë. Prandaj kërkesat dhe pretendimet e opozitës janë krejtësisht të pabaza. Sipas të dhënave të fundit, në këtë miting morrën pjesë deri në 14.000 veta.
Por informacionin mbi atë, se cilat parti u bënë parlamentare për sezonin e ardhshëm politik, e bëri publik Kreu i KQZ-së të Rusisë Vladimir Çurov që të hënën në mëngjes:
- Paraprakisht Partia “Rusia e Bashkuar” mund të pretendojë për 238 vende në Dumën e VI Shtetërore. Partia Komuniste e Federatës Ruse (KPRF) për 92 mandate, shifër kjo pothuajse dy herë më e lartë se ajo e mëparshme. Partia “Rusia e Drejtë” mund të përfitojë 64 mandate, ndërkohë që më parë kishte vetëm 38. Partia Liberal Demokratike e Rusisë (LDPR) kishte 40 vende në parlament, ndërsa tani mund të pretendojë për 56 mandate.
Në llogaritjet e veta KQZ-ja u bazua në të dhënat e përpunimit deri në atë moment të 96% të fletëve të votimit. Ndërkohë duhet thënë, se numri i fletëvotimeve të pavlefshme, të cilat dolën jashtë përdorimit për arsye të ndryshme, përbëri gati 1 milion, domethënë 1,5% të elektoratit të përgjithshëm. Shifra është e madhe. Por megjithatë në Rusi ky tregues është më i ulët se në shumë vende evropiane, vunë në dukje në KQZ.
Një tjetër problem, në të cilin fokusuan vemendjen në KQZ, ishte numri ankesave për shkeljet e ligjit zgjedhor gjatë zhvillimit të votimit. Ato dolën më të vogla se në vitet e mëparshme, theksoi Zëvendës kryetari i KQZ-së Stanisllav Vavillov:
- Është mjaft interesant fakti, se kësaj here praktikisht nuk u dëgjua kritikë nga ana e vëzhguesve të huaj. Megjithatë, shumë vëzhgues të huaj vunë në dukje se në shumicën e qendrave të votimit në rajonet e vendit u votua sipas mënyrës së vjetër - atje nuk kishte kurrfarë “kutish votimi vetëfolëse” dhe risi të tjera. Por kjo nuk e pengoi megjithatë procesin e zgjedhor, mendon përfaqësuesi i Belgjikës Frank Eleyerman:
- Sot ne pamë se Rusia është me të vërtetë një shtet krejtësisht modern demokratik. Me një numër të tillë kaq të madh brezash kohorë (aktualisht 9), si në vendin tuaj, është shumë e vështirë të zhvillohen ashtu siç duhet zgjedhjet. Por gjithçka ishte organizuar në mënyrë të përkryer, duhet thënë. Pa kurrfarë problemesh dhe në regjim normal. Vërtet, unë pashë vetëm qendra votimi pa pajisje kompjuterike. Por jam në dijeni se ju tani po aplikoni aktivisht gjithkund teknologjitë e reja.
Gjithsej në zgjedhjet e fundit parlamentare shprehën dëshirën për të dhënë votën e vet më shumë se 60% e zgjedhësve. Dhe pothuajse gjysma e tyre mbështeti Partinë “Rusia e Bashkuar”. Vërtet kjo shifër është më e ulët se ajo e mëparshme, por megjithatë partia, si dhe më parë, vazhdon të gëzojë popullaritetin më të lartë në Rusi, theksoi Presidenti i vendit Dimitri Medvediev:
- Partia mori pjesë me dinjitet në këto zgjedhje. Ajo veproi në përputhje me ndikimin e vet politik. Dhe ato vende që ne do të fitojmë në Dumën Shtetërore, pasqyrojnë raportin real politik të forcave ekzistuese në vend. Ne në çdo rast, me marrjen parasysh të dukjes së një konfiguracioni më të ndërlikuar të Dumës Shtetërore, do të jemi të detyruar, në lidhje me çështje specifike, të hyjmë në blloqe e koalicione për arritje në marrëveshje. Edhe kolegët tanë, krerët e partive përkatëse, janë shprehur të gatshëm për këtë. Unë jam shumë i lumtur për këtë, sepse kjo do të thotë se demokracia jonë po forcohet.
Tani do të jetë më interesante të vëzhgohen proceset politike dhe legjislative në Rusi.
Nuk e kaluan dot pragun e domosdoshëm 7% për të hyrë në Dumën Shtetërore tre parti - “Jablloko” (“Yabloko”), “Kauza e Drejtë” dhe “Patriotët e Rusisë”. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ato do të bëhen më pak të dukshme në hartën politike të vendit.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Rusi
- Vladimir Putin
- Dimitri Medvediev
- Rusia e Bashkuar
- Partia Komuniste e Federatës Ruse
- Patriotët e Rusisë
- Partia Liberal Demokratike e Rusisë