Jump to content

Ruzhdi Berisha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ruzhdi Berisha
Lindi1952
Buçe, Sharr
VdiqShtator 1999
Kufiri Kosovë-Shqipëri
KombësiaShqiptarë
ProfesioniMësues
Vite aktiviteti1990 - 1999
OrganizataKMDLNJ , Lidhja së Arsimtarëve Shqiptarë
TitulliVeprimtar dhe anëtar i Kryesisë
Partia politikeLDK
Fëmijë5

Prof. Ruzhdi Berisha ka lindur më 1952 në fshatin Buçe, komuna e Sharrit.

Shkollën fillore e kreu në Bellobrad, ndërsa Shkollën Normale pesë vjeçare e kreu në Prizren. Ka punuar si mësues në Shkollën fillore të Llapushikut të Opojës, ndërkohë që ka kryer Fakultetin Filozofik për Gjuhë dhe Letërsi në Universitetin e Prishtinës. Nga viti 1976´77 ka dhënë mësim në gjimnazin „Emin Duraku“ në Sharr. Në fillim të viteve të 90’ta Ruzhdi Berisha, filloi aktivitetin si anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë në Sharr, ka qenë veprimtar i KMDLNJ’së, anëtar i Kryesisë së LDK’së në Sharr dhe deputet i Kuvendit të pakonstituuar të Kosovës (1992 – 1998) nga kjo komunë. Ruzhdiu, për shkak të aktivitetit të tij politikë e arsimor, shpeshherë është marrë në biseda informative nga policia dhe UDB-ja serbe, por për asnjë çast s’është lëkundur dhe si i tillë e ka vazhduar aktivitetin. Me fillimin e luftës çlirimtare në Kosovë, Ruzhdiu edhepse ishte anëtar i Kryesisë së LDK’së në Sharr aktivisht mori pjesë në shtrirjen dhe organizimin e UÇK’së në këto anë. Për këtë qëllim Ruzhdi Berisha (pa e ditur “shokët” e tij në LDK) ka udhëtuar për në Shqipëri për të vënë kontakte bashkëpunimi me drejtuesit UÇK’së. Në qershor 1998, ai ka shkuar në Tiranë duke e kaluar ilegalisht kufirin dhe është takuar me eprorët e UÇK’së, Esat Krasniqin dhe Xhafer Jasharin dhe pas konsultimeve të shumta ka marrë detyra për shtrirjen e UÇK’së në Opojë. Ruzhdi Berisha në janar 1999 edhe një herë ka udhëtuar ilegalisht në Shqipëri për këtë qëllim.[1]

Rrethanat e vdekjes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dihet mirëfilli se pas fillimit të bombardimeve të NATO’s kundër forcave serbe në Kosovë (24 mars 1999), Serbia intensifikoj dhunën dhe fushatën e shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet e veta dhe në këto zhvillime edhe popullata shqiptare në Opojë do të detyrohet të largohet nga vatrat e tyre. Kjo ngjarje ndodhi më 31 mars 1999 kur forcat ushtarake – policore serbe japin urdhër që brenda dy orësh popullata shqiptare e Opojës t´i braktisin shtëpitë e tyre dhe të shpërngulen për në Shqipëri. Vetëm dy ditë më herët (më 29 mars) Kryesia e degës së LDK’së për Sharr, në një mbledhje të mbajtur në Buzezë, në shtëpinë e Sekretarit të LDK’së Shaban Halimi, merrë vendim, që “nëse vjen deri te shpërngulja e popullatës nga Opoja ne si kryesi e LDK’së asesi nuk duhet të shpërngulemi por duhet të qëndrojmë këtu”. Ruzhdi Berisha, këtë vendim e mori shumë seriozisht, dhe nuk do të shpërngulet me popullatën për në Shqipëri. Gjatë qëndrimit të Ruzhdiut në Buqe (në fshatin e tij të lindjes), forcat kriminale serbe (përmes informatorëve shqipfolës) i bien në gjurmë, dhe ato ditë arrestohet. Ruzhdiu pasi torturohet barbarisht nga njësitë kriminale serbe vritet e masakrohet mizorisht.

  1. ^ http://www.pashtriku.org/?kat=63&shkrimi=1421