Jump to content

Sëmundjet vaskulare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Edema pulmonare dhe sindroma e distresit respirator akut (ARDS)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Shenjat dhe simptomet: dispne, takipne, hipoksi,infiltrate alveolare.
  2. Diagnoza diferenciale e edemës pulmonare:
    • a. Nëse PCWP (presioni pykë - pulmonary capillary wedge pressure) është më pak se 12 mm Hg atëherë kemi ARDS.
    • b. Nëse PCWP > 15 mm Hg atëherë kemi të bëjmë me edemë kardiake (astmë kardiake).
  3. Trajtimi: Oksigjen, ajrosje mushkërore me presion pozitiv: PEEP (Positive end-expiratory pressure).
  4. Qëllimi i PEEP:
    • a. Ndihmon mbajtjen hapur të rrugëve të ajrit.
    • c. Mban hapur alveolat.
    • b. Ruan kapacitetin rezidual funksional dhe pakëson shuntet.

Embolizmi pulmonar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. 95% e emboleve e ka zanafillën në venat e thella të gjymtyrëve të poshtme.
  2. Shenjat dhe simptomet: këmbë të enjtura, të dhembshme, dispne dhe takipne akute, takikardi, hemoptizi; megjithatë shumica e emboleve janë asimptomatikë.
  3. Faktorët rrezikues: triada e Virchow-it (dëmtim i endotelit, stazë, gjak që mpikset lehtë); praktikisht faktorë rrezikues janë: qëndrimi pa lëvizur në shtrat, sindroma nefrotike, koagulimi intravaskular i diseminuar, tumoret, lëngu amniotik, mungesa e antitrombinës III, mungesat e proteinave C dhe S, mungesa e faktorit V Leiden, kontraceptivët oralë, duhani.
  4. Embolizmi pulmonar mund të shkaktojë infarkt të mushkërisë:
    • a. 75% e infarkteve ndodhin në lobet e poshtme.
    • b. Në grafi të gjoksit shihet zona opake e infarktit që është në formë trekëndëshi, në periferi të mushkërisë (Hampton's hump).
  5. Në EKG shihet:
    • a. Jo gjithmonë: S në lidhjen I, Q dhe valë T e përmbysur në III.
    • b. Takikardia sinusale është gjëja që vihet re më shpesh.
  6. Diagnoza: EKO e këmbëve për të parë nëse ka trombozëvenave të thella; CT spirale e gjoksit; studim i ajrosjes dhe i furnizimit me gjakmushkërive (V/Q scan); angiografia pulmonare është mënyra më e saktë për të vendoosur diagnozën.
  7. Trajtimi: heparinë; kumadinë; tPA për embolizmin masiv ose kur prishet stabiliteti hemodinamik.
  8. Parandalimi: heparinë, çizme me presion për këmbët (SCD - sequential compression device); në embolizëm kronik mund të vendoset filtër në venën kava.

Hipertensioni pulmonar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. Përkufizim: presion pulmonar më shumë se çereku i presionit sistemik; normalisht presioni pulmonar është sa 1/8 e presionit sistemik.
  2. Mund të jetë aktiv (sëmundje primare e mushkërisë) ose pasiv (dytësor, shkaktuar nga sëmundjet e zemrës).
    • a. Sëmundja parësore përfshin sëmundjet obstruktive, sëmundjet restriktive intersticiale, dhe hipertensionin pulmonar idiopatik që është një sëmundje e rrallë e grave të reja.
    • b. Hipertensioni dytësor shkaktohet nga pamjaftueshmëria kronike e anës të majtë të zemrës; shihet shpesh edhe në infeksionin me virusin e SIDAs (HIV).
  3. Shenjat e simptomat: S2 i fortë, regurgitim trikuspidal, rale në mushkëri, pakësim i tingujve mushkërorë, pulsim i mëlçisë, në EKG shihet zmadhim i atriumit të djathtë, në grafi shihet zmadhim i hijes të hilumit.
  4. Diagnoza: klinike, konfirmohet me kateterizim të zemrës.
  5. Trajtimi: oksigjen; mund të provohen edhe diltiazemi dhe nifedipina, por rezultatet nuk janë gjithmonë të mira; prostaciklina (PGI2, epoprostenol) shpesh jep rezultate të mira.