SSD

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Një SSD në formen standarde 2.5-inch (64 mm)

SSD (Solid State Drive)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

SSD (solid-state drive ose solid-state disk) është një pajisje që i ruan të dhënat në një memorie të tipit flash. SSD në fakt nuk është një Hard Disk sepse në brendinë e pajisjes nuk egzistojnë pjesë lëvizëse. Në vend të pjesëve levizëse, një SSD ka një rrjet memorues gjysmëpërçues të organizuar si një Hard Disk, me qarqe të integruara (ICS), në krahasim me Hard Disk-un që ka mediume magnetike. Transferimi i të dhënave te SSD-të është shumë më i shpejt se transferimi tek Hard Disk-u. Ky aranzhim i të dhënave tek SSD ka shumë avantazhe.

Përparësitë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një SSD ka shumë përparësi ndaj një pajisje tradicionale (Hard Disk). Duke mos pasur pjesë të lëvizëshme SSD është më i përshtatshëm për pajisje mobile (laptop, smartphone etj). Kërkimi i të dhënave është më i shpejtë se në Hard Disqe tjera. SSD është më i lehtë se Hard Disku por gjithashtu shpenzon më pak rrymë elektrike dhe nuk krijon zhurmë gjatë punës.

Mangësitë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Egzistojnë edhe disa mangësi të cilat tentohen që të eliminohen në të ardhmën. Ҫmimi i tyre në treg është shumë më i lart ndaj Hard Disqeve që përdoren sot. Poashtu kapaciteti i tyre është më i vogël dhe nuk i përmbush nevojat e përdoruesve.


Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]